E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidet, protesta per transportin urban

Shifra prej 4800 leke, qe ata marrin gjate nje muaji, nuk u mjafton as per te paguar dritat, e jo me te paguajne bileta autobusi sa here qe u duhet te hipin ne to. Ky ka qene shqetesimi i ngritur dje nga Shoqata e Invalideve te Shqiperise gjate nje konference, ku parashtruan kerkesat imediate. Kryetari i shoqates, Abdulla Omuri, nuk harroi t’i permendte qeverise faktin se kjo kategori eshte aksidentuar gjate punes dhe transporti urban falas eshte minimalja qe shteti duhet te beje per te. Ndaj, nese deshmite e tyre nuk do te njihen nga Shoqata Kombetare e Transportit Urban dhe nuk plotesohen edhe kerkesat e tjera, invalidet paralajmerojne se do te hidhen ne protesta, te cilat do te fillojne para godines se Bashkise se Tiranes.
“Jo vetem qe na kerkojne 20-lekeshin, sa here qe hipin ne autobuse urbane, por edhe na fyejne e poshterojne”, tha dje Abdulla Omuri ne emer te invalideve te punes. Ai ka fajesuar vecanerisht Bashkine e Tiranes, por dhe institucione te pushtetit qendror per moszbatimin e ligjit “Per statusin e Invalideve te Punes” ne lidhje me transportin urban dhe interurban mbi taksat vendore, ngritjen e pensioneve, trajtimin me ndihme paaftesie te invalideve te punes me semundje profesionale dhe aksidente ne pune. Gjithashtu, sipas Omurit, te pazbatuara kane mbetur dispozitat ligjore, qe sanksionojne heqjen e pageses se 100 lekeve te recetes per invalidet e pjesshem, punesimin e invalideve te punes, te cilet jane me te drejte pune te percaktuar, si dhe caktimin e vendeve per parking te automjeteve te invalideve te tjere.
Keshilli Kombetar i Invalideve te Punes kerkoi dje ne ambientet e “Mjaft” nderhyrjen e Qeverise, Ministrise se Punes, Transporteve dhe Shendetesise, duke theksuar se askush nuk ka te drejte te shkele ligjet e shtetit shqiptar dhe ne vecanti ligjin “Per invalidet e punes”. Po ashtu, Keshilli Kombetar i Invalideve te Punes ka pergenjeshtruar deklaraten e perfaqesuesit te Shoqates se Transportit Urban ne Tiranes, Ferdinand Ibrahimi, sipas te cilit vetem ne kryeqytet jane rreth 40 mije invalide te punes. “Ne te gjithe vendin llogariten rreth 37 mije invalide. I bejme thirrje Ibrahimit te mos spekuloje me shifrat e invalideve te punes dhe me fatkeqesine qe i ka pllakosur”, tha perfaqesuesi Omuri.
Bllokim transporti, nese nuk rritet bileta
Shoqata Kombetare e Transportit Urban ne kryeqytet ka kercenuar se do te bllokoje sherbimin urban ne rast se cmimi i biletes nuk do te rritet deri ne 50 leke. Kryetari Ferdinant Ibrahimi eshte shprehur, se nese nuk do te kete asnje reagim nga ana e institucioneve shteterore, atehere ata do te bllokojne shitjen e aboneve, si dhe nuk do te njohin asnje karte te udhetimit falas. Ai ka lene afat deri ne janar te 2008 per zgjidhjen e problemit dhe me pas, sipas tij, nuk do te shitet asnje abone. Operatoret e transportit urban i justifikojne kerkesat e tyre me rritjen e cmimit te naftes ne treg, cka ka bere qe kostoja e udhetimit per nje pasagjer te shtohet ne 50 leke. Kjo situate, sipas tyre, eshte e paperballueshme nga shoqerite private, qe operojne ne sherbimin urban, pasi nuk u jepet as subvencioni per kategorine e udhetareve qe, sipas ligjit, perfitojne udhetim falas. Duke i bere thirrje Ministrise se Financave, Ibrahimi ka kerkuar qe te pershpejtohet hartimi i ligjit, cka i jep zgjidhje problemeve te tyre, por qe ne fakt po zvarritet nga keto dikastere.
Prej dy muajsh abonete shperndahen me vonese
Prej dy muaj, qytetaret e Tiranes jane pajisur me kartela te pajtimit mujor per transportin pas nje jave vonese. Gjithcka nisi ne nentor, kur abonete u shperndane me 6, duke shkaktuar pakenaqesi dhe protesta te qytetaret. Por Shoqata Kombetare e Transportit urban nuk e la me aq. Nje shkelje te tille te kontrates e perseriti edhe ne kete fillim muaji, duke i pajisur me 7 dite vonese qytetaret. Mesohet se ne Tirane jane rreth 65 mije persona, te cilet blejne cdo muaj abone te pergjithshme. Nderkaq, numerohen me shume se 100 mije qytetare qe levizin cdo dite me autobuse urbane. Per cdo dite vonese, shoqata e Transportit Urban fiton rreth 200 mije dollare ne kurriz te qytetareve. Ndersa nuk ben as subvencionim te humbjes qe u sjell atyre, duke ulur cmimin e aboneve, kur dihet se ata shpenzojne per cdo dite vonese, ne kundershtim me kontratat e bashkise me operatoret. Gjate ketij muaji, abonete e pajtimit mujor jane tregtuar vetem prane dispecerive, per te eliminuar abuzimet qe vijne nga shitja ne tregun e zi. Ne kete menyre, duket se abuzimi me ane te vonesave eshte legalizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›