E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi i fundvitit, debora bllokon emigrantet

Reshjet e debores, qe kane rene mbremjen e se shtunes deri ne mengjesin e se dieles, kane bllokuar aksin rrugor kombetar Ballsh-Tepelene. Lajmi konfirmohet nga prefekti i qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, si dhe nga drejtues te pushtetit vendor ne keto zona. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se rreth ores 21.30 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, eshte dhene alarmi per bllokimin e rruges Ballsh-Tepelene ne tri pika. Debora e rene per ore te tera kishte bllokuar “Qafen e Kashit”, qe ndodhet rreth 3 km mbi qytetin e Ballshit, “kthesat e Greshices”, qe ndodhen ne komunen Greshice, rreth 20 km larg qendres se Ballshit dhe kthesat ne komunen Fratar. Te bllokuar ne mes te debores kane mbetur edhe disa autobuse pasagjeresh te linjes Athine-Tirane.
Prefekti i qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, tregon per “Koha Jone”, se pas marrjes se njoftimit per bllokimin e aksit rrugor eshte kerkuar ndihme nga ndermarrje e institucione te ndryshme per mjete motorike e zjarrfikese per zhbllokimin e saj. Ne vend shkuan edhe shume forca policore. “Ky aks rrugor duhej te hapej me cdo kusht, - pohon Bejdaj, - pasi informacionet nga vendkalimet kufitare te Jugut benin fjale per nisjen e fluksit te kthimit te emigranteve per festat e fundvitit, nje pjese e madhe e te cileve kalojne pikerisht nga kjo rruge. Njekohesisht ky eshte nje nder akset me te frekuentuar nga automjete te tonazhit te rende, te cilet sigurojne furnizime ushqimore per popullsine”.
Gjate gjithe nates eshte punuar me intensitet te larte per zhbllokimin e situates. Prefekti Bejdaj tregon se jane nisur njeri pas tjetrit disa automjete me kripe dhe granil, te cilat jane shperndare ne rruge per te siguruar kalueshmerine e aksit rrugor. Rreth ores 10.00 te mengjesit te djeshem, automjetet e ardhura kryesisht nga Greqia filluan te qarkullojne ne kete aks rrugor, por vetem me nje korsi kalimi dhe duke montuar zinxhiret.
Bilanci
Nata ne rruge, 6 emigrante ne rrezik
Qindra automjete kane mbetur per ore te tera ne mes te te ftohtit, te bllokuar ne rrugen e Ballshit. Nje pjese e drejtuesve te mjeteve jane detyruar te gjejne vendstrehim apo te devijojne ne rruge te tjera. Burime nga Prefektura e Fierit pohojne se qindra emigrante kane kaluar naten ne rruge, ne pritje te zhbllokimit te aksit rrugor. Mjeku i qendres shendetesore te komunes se Fratarit ka treguar se gjate nates eshte punuar me intensitet edhe nga bluzat e bardha, pasi i ftohti ka detyruar kater emigrante te kerkojne ndihme mjekesore. Dy te tjere jane plagosur, pasi automjeti i tyre ka dale nga rruga, por jane jashte rrezikut per jeten. Burime nga Prefektura e Qarkut te Fierit saktesuan se automjeti tip “Furgon” me targa greke YZX 61’89, qe drejtohej nga Shpetim Paja nga qyteti i Elbasanit, ra nga nje lartesi prej 15 metrash, duke shkaktuar vetem dy te plagosur. Ne automjet udhetonin disa emigrante, qe ktheheshin prane familjeve per festat e fundvitit.
Pikat ku u bllokua rruga:
Qafa e Kashit
Kthesat e Greshices
Kthesat e Fratarit
Emigrantet qe u trajtuan nga mjeket:
Minushe Jaupi
Hateme Haxhia
Albana Haxhia
Fadil Serjani
Te plagosur ne aksident:
Shpetim Jahaj
Mynever Paja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›