E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dje emigrant sot eksportues, historia e fermerit që e nisi aktivitetin në 1000 metra katror tokë

Pas 12 vitesh në emigrim në Greqi, Sokol Hoxha u rikthye në vendlindje në Strum të Fierit, për të ngritur biznesin e tij. I fokusuar në bujqësi, ai e nisi aktivitetin, fillimisht me një serë me rreth 1 dynym për tu zgjeruar deri në 1 ha.

Por iniciativa e Sokolit nuk është mjaftuar vetëm në zgjerimin e hapësirave të serave. Në vitin 2022 ai ka aplikuar dhe përfituar ndihmë financiare nga AZHBR duke ngritur edhe një pikë grumbullimi të standarteve modern.

Më një treg të sigurt, eksporti për produktet bujqësore, Sokoli kërkon ndërhyrjen e shtetit për të unifikuar çmimin e produkteve.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›