E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

QSUT, Spitali Pediatrik me aparatura të reja

Spitalin Pediatrik në QSUT është pajisur më disa aparatura të reja të teknologjisë së lartë. 
Sipas autoriteteve të shëndetesisë falë këtyre aparaturave bio-mjekësore do të rritet cilësia e shërbimit për pacientët e vegjël.

“Eshtë një prej investimeve që i bashkohet tashmë të gjithë investimeve të Spitalit Pediatrik, për të forcuar një prej shërbimeve më të rëndësishme, që është shërbimi i imazherisë në këtë spital. Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital”,- tha ministrja Ogerta Manastirliu. 

Sipas mjekëve, aparaturat kanë një rrezatim më të vogël për femijët, për më shumë cilësi dhe siguri për shëndetin e pacientëve të vegjël. Ky investim në Spitalin Pediatrik vjen pas investimit madhor të ndërtimit të spitalit të ri të Urgjencës, Terapisë Intensive dhe Kirurgjisë Infantile, i cili po pasohet nga faza e dytë e investimit në korpusin pediatrik.

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›