Dje vendimi: Naftë pa akcizë për peshkatarët
Qeveria i ka dhënë ‘Ok’ dje, vendimit për heqjen e akcizës së naftës për sektorin e peshkimit.
Fabiola Çela
Deri më tani, peshkatarët e blinin naftën në treg me çmimin që shitej dhe pasi shisnin prodhimin e tyre, Tatimet u rimbursonin paratë e akcizës së karburantit. Por, sipas vendimit të miratuar dje nga qeveria, peshkatarët mund të blejnë karburant me pakicë për anijet e tyre, e cila kushton goxha më lirë. Por ky vendim i qeverisë ka një faturë financiare më vete. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e Ministrisë së Financave, efekti vjetor në buxhetin e shtetit nga heqja e akcizës së naftës për peshkimin është 444 milionë lekë. Por sipas Ministrisë së Financave, këto para do të kompensohen nga paratë që do të arkëtohen nga TVSH, tatim-fitimi dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Vendimi
Me heqjen e akcizës së naftës për peshkimin, qeveria synon që të ulë koston e prodhimit për këtë sektor. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kostoja e karburantit në Itali zë 37 për qind të kostos së prodhimit, në një kohë kur në Shqipëri ai përbën mbi 70 për qind të kostos së prodhimit. Në kushtet e shfrytëzimit së të njëjtave rezerva ujore të detit Adriatik dhe Jon si dete të përbashkëta, flota shqiptare e peshkimit gjendet e diskriminuar kundrejt asaj italiane dhe greke për arsyen e thjeshtë se nafta për peshkim në vendet e BE-së shitet nga magazina doganore pa asnjë lloj detyrimi fiskal mbi të. Deri më tani, në Shqipëri është zbutur rimbursimi i akcizës, i cili jo pak herë ka krijuar probleme, duke bërë që kostoja e karburantit të jetë më e lartë se në vendet e tjera fqinje. Gjithashtu, politika të hartuara me çmim fiks për gazoilin e peshkimit kanë krijuar kushte jo reale të funksionimit të këtij sektori, duke ndikuar në zhvillimin e tij. Në aktivitetin e peshkimit janë kryer investime të rëndësishme nga sektori privat. Aktualisht, vendi ynë ka një flotë peshkimi prej 268 anijesh të shpërndara në katër portet kryesore Durrës, Vlorë, Shëngjin, Lezhë dhe ku janë të punësuar mbi 900 vetë. Kësaj flote po t’i bashkëngjitet edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish që merren me shërbimet si zdrukthëtarë, elektricistë, riparues anijesh motorësh dhe rrjetash, numri i tyre shkon në 1500 vetë. Gjithashtu, i gjithë zinxhiri i peshkimit që nga prodhuesi e deri te konsumatori duke përfshirë industrinë përpunuese, transportin, restorantet, zinxhirin e shitjes, etj., ky numër shkon në rreth 15 mijë vetë.
Kriza e Greqisë prek peshkatarët tanë
SARANDE – Kriza e karburantit në Greqi shqetëson peshkatarët shqiptarë. Ata kishin gjetur si mundësi furnizimi tregun grek përballë mungesës së karburantit me çmim akcize në tregun shqiptar. Por, prej ditësh dhjetëra anije janë bllokuar duke mos gjuajtur dot në det. Peshkatarët thonë se e merrnin naftën në Korfuz prej rreth 1 viti, por kriza e shënuar ditët e fundit në Greqi i ka prekur dhe ata. ARMO e ka ndalur furnizimin për këta peshkatarë që prej 16 nëntorit, por vetëm tani peshkatarët e Vlorës e Sarandës po e ndjejnë plotësisht krizën. sh.d