Kriza, qeveria: Do rrisim pagat, FMN: Vetëm të voglat
Qeveria do të rrisë pagat dhe pensionet në buxhetin suplementar të këtij viti, i cili do të miratohet në korrik.
fabiola Çela
Me anë të kësaj mase, qeveria synon të mbrojë shtresat në nevojë të popullsisë nga rritja e vazhdueshme e çmimeve. Por nga kjo masë e qeverisë do të përfitojnë vetëm shtresat që kanë vërtet nevojë, pasi, sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve, nuk do të ketë rritje “bujare” të pagave për punonjësit e administratës shtetërore. Në buxhetin suplementar të këtij viti, një vend të rëndësishëm zënë investimet, të cilat do të gllabërojnë një pjesë të mirë të parave të buxhetit suplementar.
Pagat
“Krahas rritjes së pagave dhe pensioneve nga fondi i kontigjencës, të ketë një rritje të përfitimeve edhe për shtresat që trajtohen me ndihmë ekonomike”, u shpreh dje zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu. Por pas kësaj deklarate të numrit dy të Financave shqiptare, ka reaguar edhe shefi i Misionit të FMN-së, Gerwin Bell. Sipas tij, FMN-ja është dakord që qeveria të ndihmojë shtresat e varfra të popullsisë nga rritja e çmimeve, por ama kjo ndihmë t’u jepet vetëm atyre familjeve që kanë vërtet nevojë, dhe jo të ketë një rritje bujare të pagave. “Në mënyrë të veçantë, ndërsa ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion”, tha Bell. Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ka rekomanduar qeverisë që të marrë masa të mundësojë financimin e drejtpërdrejtë të njerëzve në nevojë. “Kjo nënkupton skema apo programe të caktuara publike të mbështetjes së kategorive më të varfra të popullatës. Çdo masë e natyrës tjetër subvencionuese apo e rritjes së pagave, duhet të jetë e studiuar mirë për të shmangur efektet anësore të natyrës së raundit të dytë dhe nxitjen e një cikli të ri inflacionist, ku çmimet rrisin pagat dhe pagat rrisin çmimet”, tha Fullani.
Investimet
Një pjesë e konsiderueshme e parave të buxhetit suplementar do të përdoret për investime. “Do të kemi një buxhet shtesë dhe do të përdorim burimet tona të brendshme, performancën shumë të mirë të të ardhurave për të mbajtur në kontroll deficitin”, u shpreh Shehu. Por në këtë buxhet nuk janë të përfshira paratë që do të merren nga privatizimi i sektorëve strategjikë si ARMO, KESH etj. “Ne do të rrisim me 14 miliardë lekë shpenzimet e investimeve me burimet tona të brendshme dhe në këtë shifër ne nuk përfshijmë privatizimet që mund të bëhen në objekte strategjike”, theksoi dje zëvendësministri i Financave, Shehu.
FMN për gjobat: Respektoni palët
“Ne do të respektojmë çdo vendim të gjykatës. Siç e dini, një projekt tjetër alternativ, një version më i përparuar dhe më perëndimor i ligjit ‘Për Procedurave Tatimore’ është në Kuvend dhe po studiohet atje. Të jeni të bindur që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet”. Kështu është shprehur dje zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, për ligjin e Gjobave. Por sipas shefit të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, është detyrë e çdo taksapaguesi që të paguajë detyrimet e tij si dhe çdo kush prej tyre ka të drejtë të ankohet në gjykatë. “Këto janë dy koncepte të ndara dhe kështu duhet të mbeten, kombinimet e tyre nuk janë ide të mira”, tha Bell. Ligji i gjobave do të kujtohet si një nga ligjet që është kundërshtuar më fort nga sipërmarrësit.
FMN: Alarmet për ekonominë shqiptare
Qeveria duhet të ketë kujdes me projektin e rrugës Durrës-Kukës, pasi ndërtimi i kësaj rruge mund të tejkalojë koston e projektit fillestar. Kjo përbën një rrezik për buxhetin e shtetit, ose e thënë ndryshe mund të sjellë varfërimin e buxhetit të shtetit. Kështu është shprehur dje në një deklaratë për mediat shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell.
Fabiola Çela
Sipas tij është shumë e rëndësishme që të vendoset një kufi për deficitin buxhetor. Në deklaratën e tij, ai nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj Korporatës Elektroenergjetike, e cila edhe pse ka bërë goxha punë në reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, përsëri i mbetet shumë punë për të bërë. Si çdo vend tjetër i rajonit, edhe Shqipëria është prekur nga kriza botërore e çmimeve, duke bërë që niveli i inflacionit të jetë edhe mbi 4 për qind, por sipas shefit të Misionit të FMN-së, në krahasim me vendet e tjera të rajonit në Shqipëri inflacioni është më i ulët. Gjithashtu marrëdhëniet shtet-biznes vazhdojnë të jenë një problem për ekonominë shqiptare. Mungesa e titujve të pronësisë si dhe mosdekretimi i Kodit Civil, janë piketuar nga ndërkombëtarët si probleme të cilat qeveria duhet të marrë masat e duhura për t’iu dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Rruga
Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është një ndër premtimet elektorale të qeverisë Berisha, e cila tashmë është kthyer edhe në një prioritet të demokratëve. Por realizimi i këtij projekti shpeshherë është bërë objekt debatesh mes qeverisë dhe opozitës. Jo pak herë këta të fundit kanë deklaruar se qeveria nuk po tregohet transparente në realizimin e këtij projekti. Por realizimi i këtij projekti tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. “Rreziqet fiskale do të duhet të adresohen me vendosmëri. Rritja e bollshme e të ardhurave duhet përdorur për të konsoliduar financat publike dhe për të mbajtur defiçitin e buxhetit në 5.2 për qind të PBB-së, duke qenë se disa rreziqe fiskale mbeten, p.sh. tejkalimi i kostos në rrugën Rrëshen-Kalimash”, ka thënë ai. Në këtë mënyrë, ndërtimi i kësaj rruge është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë qeveria duhet të ketë kujdes me koston e këtij projekti, pasi kjo mund të ndikojë në varfërimin e buxhetit të shtetit.
Buxheti
“Në përfundim të programit me FMN-në, buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në, të rrisë besueshmërinë dhe transparencën. Kjo çështje bëhet edhe më urgjente në një kohë kur Shqipëria do të fillojë të marrë hua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ne i inkurajojmë autoritetet të miratojnë një rregull formal fiskal, qoftë i bazuar në shpenzimet, qoftë në defiçit, më e mira do ishte duke filluar që nga buxheti i 2009-ës. Përforcimi i kapaciteteve në menaxhimin e borxhit është gjithashtu i rëndësishëm”, u shpreh shefi i Misionit të FMN-së.
KESH
Sipas ndërkombëtarëve, Shqipëria ka bërë një përparim ekonomik mbresëlënës gjatë dekadës së fundit. Prodhimi kombëtar bruto (PBB) për frymë i shprehur në dollarë është më shumë se dyfishuar, ndërsa inflacioni është mbajtur i ulët. Këto faktorë, së bashku me dërgesat e larta të emigrantëve, kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet sociale. Ky përparim i madh i detyrohet politikave të matura makroekonomike dhe politikave strukturore që kanë rritur produktivitetin e investimet dhe kanë kontribuar në stabilitetin e bilancit të pagesave. Por sipas Bell, që kjo performancë e mirë të ruhet edhe për në periudhën në vazhdim, qeveria duhet të merret seriozisht me zgjidhjen e dy probleme që kanë ekzistuar në të kaluarën, por për fat të keq vazhdojnë të jenë prezente. “Përparimi ekonomik i shpejtë mund të vazhdojë, në rast se disa probleme të rrënjosura thellë adresohen me vendosmëri. Në mënyrë të veçantë, sektori i energjisë elektrike që operon me humbje, përbën një rrezik të madh për buxhetin dhe ul potencialin e rritjes ekonomike”, theksoi Bell. E ndërsa axhenda e privatizimit të KESH-it është duke ngjallur interesim të mirëpritur, pozicioni financiar i kompanisë mbetet i dobët. Rritja e tarifave prej 20 për qind në mars ndihmoi financat e kompanisë, po ashtu siç kanë ndihmuar edhe reshjet e mbara. KESH së bashku me Bankën Botërore ka një plan ambicioz për reduktimin e vjedhjeve dhe në mbledhjen e të ardhurave. “Megjithatë, me ecurinë aktuale, humbja indirekte e financave publike do të shkojë në rreth 1.4 për qind të PBB-së. Kjo është më shumë se gjysma e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe thekson nevojën urgjente për masa korrigjuese”, ka theksuar ai. Bell i rekomandoi KESH-it që të reduktojë importet, të mbajë në fre kostot e personelit dhe të prioritarizojë investimet brenda një buxheti më të vogël, nëse do të evitojë rritje të mëtejshme të tarifave.
Inflacioni
Sipas shefit të Misionit të FMN-së, për sa i përket rritjes së çmimeve, prirjet inflacioniste në shumë vende janë rritur dhe qeveria duhet të ketë kujdes në politikat makroekonomike. Për muajt e parë të 2008-ës niveli bazë i inflacionit është 4 për qind dhe kjo sipas shefit të Misionit të FMN-së është norma më e ulët e regjistruar në rajon. “Sipas parashikimeve tona mendonim se inflacioni bazë për 2008-ën do të ishte 4.2 për qind, por tani shikojmë se inflacioni bazë për këtë vit pritet të jetë rreth 4 për qind”, tha Bell. Por, sipas tij, është shumë e rëndësishme që nëse ka rritje të presioneve inflacioniste Banka e Shqipërisë të rrisë normën bazë të interesit.
Shtet-biznes
Klima shtet-biznes nuk është dhe fort e kënaqshme. Këtë herë deklarata është bërë nga vetë shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri. “Për sa i përket mjedisit të biznesit, anketimet e fundit tregojnë se pozicioni në të cilën renditet Shqipëria nuk është dhe aq i mirë”, tha Bell. Në fakt jo pak herë sipërmarrësit janë ankuar se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal vështirësojnë marrëdhëniet shtet-biznes. Ky është problemi i dytë i rrënjosur që ka trashëguar qeveria shqiptare dhe, sipas ndërkombëtarëve, ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos pengojë zhvillimin ekonomik të vendit.
Kodi
Hyrja në funksionim e regjistrit të kredive është një hap shumë i rëndësishëm. “Presim që me funksionimin e këtij regjistri ritmi i rritjes së kredive të jetë më i qëndrueshëm”, tha Bell. Por sipas tij një problem shumë i madh është mosmiratimi i Kodit Civil për ekzekutimin e kolateralit. “Ne do rekomandonim që miratimi i tij të kryhej sa më shpejt. Miratimi i amendamenteve përkatëse të Kodit Civil është kyç për një ekzekutim më të mirë të kolateralit”, tha ai.
Pronësitë
Mungesa e titujve të pronësisë mbetet një ndër problemet kyçe të ekonomisë shqiptare. Kjo gjë nuk u ka shpëtuar syrit të ndërkombëtarëve. “Është shumë e rëndësishme që të ecet përpara me anë të reformave strukturore, dhe hapat e fundit që ka marrë qeveria si hapja e ‘one stop shop’ është një masë shumë e mirë”, tha Bell. Por, sipas tij, sistemi gjyqësor dhe sidomos pronësia mbeten dy probleme themelore për qeverinë shqiptare. “Reformat strukturore duhet të bëjnë një tjetër hap përpara. Veprimet e fundit për të lehtësuar barrën rregullative janë të rëndësishme. Megjithatë, të drejtat e pronësisë, zbatimi i kontratave, qeverisja dhe sistemi gjyqësor mbeten dobësitë kryesore”, theksoi ai. Në fakt, mungesa e titujve të pronësisë është kthyer në një problem shumë serioz në qeverinë shqiptare. Mungesa e tyre tremb investitorët e huaj, pasi askush nuk investon në një tokë që nuk dihet se kush është pronar i saj. Por kjo është në dëm të ekonomisë vendase, pasi në zhvillimin e saj një rol shumë të rëndësishëm luajnë investimet e huaja, por pa lënë mënjanë këtu edhe ato vendase.
fondi monetar
Sektori i energjisë elektrike që operon me humbje, përbën një rrezik të madh për buxhetin dhe ul potencialin e rritjes ekonomike, ndërsa në vija më të përgjithshme, mjedisi i biznesit kërkon përmirësime për të tërhequr investimet cilësore që nevojiten.
Pozicioni financiar i KESH-it mbetet i dobët. Me ecurinë
aktuale, humbja indirekte e financave publike do të shkojë në rreth 1.4 për qind të PBB-së.
KESH-i duhet të reduktojë importet, të mbajë në fre
kostot e personelit dhe të prioritarizojë investimet brenda një buxheti më të vogël, nëse do të evitojë rritje të mëtejshme të tarifave.
Rritja e bollshme e të ardhurave duhet përdorur për të konsoliduar financat publike dhe për të mbajtur defiçitin e
buxhetit në 5.2 për qind të PBB-së.
Rreziqe fiskale mbeten tejkalimi i kostos në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe situata e keqe financiare e KESH-it, planet e Ministrisë së Financave për të mbajtur fonde kontigjence të mjaftueshme janë të mirëpritura.
Buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në.
Presionet globale mbi inflacionin kërkojnë kujdes dhe vigjilencë. Tregjet financiare ndërkombëtare mbeten të pastabilizuara, rritja e partnerëve tregtarë është duke u ngadalësuar dhe çmimet botërore të mallrave bazë kanë arritur nivele rekord.
Inflacioni në Shqipëri parashikohet të mbahet në 4 për qind në 2008, më i ulët se në vendet e tjera të rajonit.
Ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion.
Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të jetë gati për t’iu përgjigjur çdo efekti të raundit të dytë nga presionet
globale të çmimeve, përfshirë këtu edhe me rritje të mëtejshme të normave të interesit.
Forcimi proaktiv i mbikëqyrjes dhe kuadrit rregullator duhet të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së kredive dhe duhet ndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Miratimi i amendamenteve përkatëse të Kodit Civil është kyç për një ekzekutim më të mirë të kolateralit.
Të drejtat e pronësisë, zbatimi i kontratave, qeverisja dhe sistemi gjyqësor mbeten dobësitë kryesore.
Cilësia e statistikave duhet të përmirësohet, sidomos për sa i përket llogarive kombëtare.
Mbaron marrëveshja, tjetër mënyrë bashkëpunimi me FMN-në
Çdo 6 muaj bëhet një rishikim i programit me FMN–në, i cili përfundon në janar të vitit të ardhshëm. Por tashmë qeveria shqiptare me përfundimin e kësaj marrëveshje është në prag të kalimit në një sistem tjetër të bashkëpunimit me FMN-në. Në këtë kuadër kemi diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit të ardhshëm me Fondin dhe se si ne do të arrijmë që të mbajmë një sistem makroekonomik dhe situatë makroekonomike e fiskale të qëndrueshme edhe në vitet e ardhshme, kur ne nuk do të kemi më marrëveshje të kësaj natyre me FMN–në”, tha dje zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, qeveria ka listuar një sërë fushash dhe një sërë aspektesh, të cilat do të konsiderohen në periudhën në vazhdimësi.