E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Sot gjysma e Tiranës pa drita. Ja zonat që preken nga remonti

Rikthehen kufizimet e energjisë elektrike. Sot gjysma e kryeqytetit nuk do të ketë energji elektrike për gati gjashtë orë. Shkak për këtë janë punimet që po kryhen për fuqizimin e nënstacionit tek Uzina e Traktorëve. 

Si rrjedhojë, energjia elektrike do të mungojë nga ora 10:00 e deri në orën 16:00 në zonën e “Ali Demit”, “Kodra e Priftit”, Shkozë, rruga e Elbasanit, Farkë etj. Gjithashtu si pasojë e këtyre punimeve energjia do të mungojë edhe në zonën e Sanatoriumit dhe te Qyteti Studenti. Në të gjitha këto zona energjia elektrike do të rikthehet pas orës 16:00. Për këtë vit, KESH nuk ka planifikuar që të ketë kufizime të energjisë elektrike, ato mund të aplikohen vetëm në raste punimesh apo mbingarkesash. Një vendim i tillë është marrë pas përmirësimit të situatës hidrike në Fierzë, niveli i së cilës po i afrohet gjithnjë e më shumë pikës maksimale. Për të evituar derdhjen e ujit, KESH që prej muajit prill ka nisur depozitimin e energjisë elektrike drejt Kosovës. Të gjithë sasinë e energjisë që po depoziton gjatë kësaj periudhe, KESH do ta rimarrë në periudhën e thatësirës. Mbi 95 për qind e energjisë në vend prodhohet nga hidrocentralet, çka e bën sektorin e energjisë që të jetë totalisht i varur nga reshjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›