E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia Ristani Procesi mbyllet brenda 20 diteve

Per 72 ore jane djegur mbi 1 mije kuti me flete votimi. DASH vleresoi vendimin ligjor te KQZ-se

Fletet e votimit te cilat mbajten ne ngerc politiken shqiptare do te digjen brenda 20 ditesh. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se ky proces perfundon shume shpejt duke pare ritmet me te cilat po ecen puna. Ai pohoi se per miq pak se 72 ore jane djegur mbi 1000 kuti votimi cka ben qe ky proces te mbyllet plotesisht per rreth 20 dite. Kreu i KQZ-se ritheksoi se vendimi i institucionit qe ai drejton eshte teresisht ligjor cka eshte vene ne dukje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Djegia e fleteve

Ristani deklaroi dje se djegia e fleteve te votimit do te kryhet brenda nje kohe te shkurter duke pare ritmet me te cilat po punohet. Ne me pak se 72 ore jane djegur mbi 1 mije kuti me flete votimi nga rreth 10 mije kuti te tilla qe u perdoren ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 - tha ai. Sipas nje llogaritjeje te thjeshte brenda nje afati rreth 20-ditor ky proces do te perfundoje. Pavaresisht kontestimeve te vazhdueshme te Partise Socialiste dhe te perfaqesuesve te saj ne KQZ Ristani thote se procesi do te vazhdoje pa nderprerje dhe me ritme te larta ne formen e percaktuar nga Kodi Elektoral. Gjate diskutimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te projektvendimit per djegien e fleteve te votimit anetaret e zgjedhur nga mazhoranca dhe opozita kane debatuar ashper. Perfaqesuesit opozitare e kontestuan vendimin madje bojkotuan dhe mbledhjen e 29 dhjetorit. Por ky veprim i tyre nuk pengoi marrjen e vendimit i cili vu ne zbatim me 7 janar. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaroi me tej dje se ndjehej mire qe vendimi per te djegur fletet e votimit ishte vleresuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zoti Ristani iu referua deklarates se zevendesndihmessekretarit amerikan Tomas Countryman sipas te cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri punen e tij ne baze te rregullave dhe se eshte e rendesishme qe te gjitha partite dhe anetaret e komisionit te marrin pjese ne kete proces. Grupi i punes i ngritur nga KQZ nisi ne oret e para te mengjesit te 7 janarit djegien e fleteve te votimit. Procesi ka filluar me seleksionimin e materialeve perkatesisht ndarjen e materialeve zgjedhore te cilat pasi futeshin ne dosje darkoheshin ne Arkivin e Shtetit dhe te fleteve te votimit dhe kunderfleteve. Keto te fundit te ngarkuara ne qese plastike jane transportuar nga nje kamion i ushtrise ne drejtim te bregut te lumit Erzen ku eshte bere dhe asgjesimi i tyre. Dy gropa te medha kane sherbyer si ambienti i pershtatshem per te asgjesuar dokumentet qe sherbyen si molle sherri per mbi nje vit e gjysme. Deri mesditen e se premtes u asgjesuan rreth 1200 kuti me flete votimi. Edhe pse sipas Ristanit procesi i djegies se fleteve nuk ishte shume i kendshem zbatimi i ligjit ishte detyrim per KQZ-ne. Pikerisht kur behet fjale per ligjin ai kerkon nga klasa politike qe te heshte te pushoje akuzat dhe te pranoje zbatimin e tij pasi sipas tij vetem ne kete menyre behet me i mundshem zbatimi i ligjit. Arben Ristani mohon ne menyre kategorike qe vendimi per djegien e fleteve te votimit te jete politik. Une ndoqa dhe pamjet qe ju dhate dhe ne fakt estetikisht nuk eshte se jane te bukura po eshte zbatimi i ligjit dhe percaktimi qe vete ligji ka bere per destinacionin e fleteve te votimit. Une nuk besoj qe vendimi eshte politik kam garanci qe nuk eshte politik por vendim i marr vetem mbi bazen e ligjit - ka theksuar kreu i KQZ-se.

Djegia Alibeaj Tani vemendja e PD-se tek fushata zgjedhore

Partia Demokratike tashme do te hyje ne negociata vetem me votuesit shqiptare. Keshtu pohon ligjvenesi demokrat Enkelejd Alibeaj. Sipas tij djegia e fleteve te votimit asgjeson objektin kryesor te konfliktit politik mes mazhorances dhe opozites. Sipas tij tashme vemendja duhet perqendruar tek fushata zgjedhore. Mund te themi me plot gojen qe jemi ne fushate zgjedhore. Jemi ne nje marredhenie tashme jo pozite-opozite. Tashme jemi futur ne nje marredhenie te re midis klases politike dhe zgjedhesve shqiptare. Tashme sfida jone nuk eshte me me opoziten. Sfida jone eshte me zgjedhesit shqiptare. Ne menyre qe opozita te mos konsiderohet si nje levizje anarkike si nje levizje jocivile thjesht dhe vetem do detyrohet te na ndjeke pas edhe ne kete lloj marredhenie te re me qytetaret shqiptare - tha Alibeaj. Deputeti demokrat e sheh si nje ogur te mire zbatimin ndonese me vonese te Kodit Zgjedhor. Nje procedure ligjore e cila i dha fund nje procedure politike anormale. Eumlshte nje ogur i mire per gjithe shqiptaret. Eumlshte ogur i mire per te gjithe institucionet shqiptare te cilat duke iu referuar ligjit mund jo vetem te konsolidojne forcen e tyre jo vetem te konsolidojne pozicionin e tyre por te japin dhe leksione te mira ne kete rast edhe politikes. Ky vit i ri do te duhet te futet ne ate qe quhet normalitetin e vet politik - tha ai. Megjithate per mazhorancen opozita mund ende te ngreje komisionin hetimor qe kerkoi per nje vit e gjysme vetem kete here me pjesen e mbetur nga 28 qershori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›