Vizat KE Shqiptaret po zbatojne rregullat

BE mekanizem vezhgimi per procesin. Brenda 5 muajsh publikohet raporti
Komisioni Evropian vlereson zbatimin e rregullave te levizjes se lire nga ana e shqiptareve. Pohimi eshte bere nga zedhenesi i komisioneres per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom sipas se cilit eshte e rendesishme qe qytetaret te perfitojne nga kjo liri pa abuzuar me te. Zedhenesi Michele Cercone ka deklaruar gjithashtu se BE tashme ka ngritur nje mekanizem vezhgimi i cili eshte aktiv gjithe kohes. Rezultatet e para zyrtare te ketij organizimi do te percillen nepermjet nje raporti pas 5 muajsh.
Vezhgimi i procesit
Komisioni e ka vleresuar ne menyre te vecante vendimin per heqjen e vizave nga Keshilli sipas rekomandimit te tij ne menyre qe qytetaret shqiptare te kene te drejte te levizin pa viza ne vendet e BE-se. Eumlshte miratuar po ashtu nje mekanizem vezhgimi dhe per kete do te kete nje raport te pare pas 5 muajsh. Atehere ne do te kemi ne dore tendencat dhe shifrat e para - tha Michele Cercone. Lidhur me ecurine e procesit pas heqjes se vizave Cercone thote se nderkombetaret kane besim tek qeveria dhe qytetaret shqiptare ne zbatimin me korrektesi te rregullave te liberalizimit te vizave. Sic e kemi thene tashme ne kemi besim te qeveria dhe qytetaret shqiptare. Eumlshte shume e rendesishme te perfitojme nga kjo liri pa abuzuar me te. Dhe ne besojme se punet do te shkojne mire - tha Cercone. Shqiperia dhe Bosnja perfituan nga procesi i heqjes se vizave ne 15 dhjetor te vitit qe lame pas. Menjehere pas 15 dhjetorit eshte vene re ne numer i madh shqiptaret te cilet jane drejtuar kryesisht ne vendet fqinje duke shfrytezuar me se miri kete vendim historik per vendin tone. Ky vendimi i KE-se eshte vleresuar si arritja me e madhe e vitit te shkuar nga kreu i qeverise Sali Berisha. Viti 2010 eshte viti i reformave te thella. Heqja e vizave per ne ishte me e veshtire se per cdo komb tjeter pasi ishim i vetmi vend i panjohur dhe i izoluar ku ekzekutoheshin te rinj dhe te reja edhe pasi ishte hequr denimi me vdekje ku krimi dhe mafia u bene subjekt i librave dhe qindra e qindra artikujve. Ishte e pamundur se ne tete vite ne pushtet paraardhesit tane nuk leshuan dot nje certifikate elektronike dhe nje pasaporte biometrike - eshte shprehur Berisha. Ai ka akuzuar opoziten se eshte perpjekur qe te pengoje procesin e liberalizimit te vizave. Kreu i qeverise u shpreh se viti 2010 shenoi hapa te rendesishem perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe sipas tij KE do te kishte dhene vleresim maksimal nese opozita nuk do te kishte mbajtur qendrime destruktive sic tha Berisha. Ishte e veshtire sepse opozita u angazhua me te gjithe potencialin e saj politik per te bllokuar dhe shkelmuar nje interes qe ishte jetik per lirine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare. E gjithe beteja absurde e njejte me zhvillimin e veprave te Franc Kafkes kishte vetem nje qellim te bllokoheshin vizat pasi nese vizat do jepeshin do realizohej premtimi me i madh personal i Sali Berishes dhe do ishte katastrofe per opoziten. Per te bllokuar vizat nuk u njohen zgjedhjet u bojkotua Parlamenti dhe u be greva e urise pikerisht ne muajin kur KE do te merrte vendim per heqjen e vizave - ka deklaruar Berisha.