E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e Kuranit protesta ne Afganistan 1 i vdekur

Nje protestues ka mbetur i vrare nga te shtenat me arme zjarri gjate protestave kunder kercenimeve per te djegur Kuranin. Protestat jane zhvilluar ne afersi te nje baze te NATO-s ne veri te Afganistanit. Lajmi eshte bere i ditur nga nje zedhenes lokal.
Nje turme prej 10 000 personash sipas zedhenesit te guvernatorit te provinces Badakhshan u drejtua per ne Faizabad ne veri lindje te vendit pas lutjeve te bera ne perfundim te muajit te ramazanit. disa prej tyre u drejtuan per ne bazen e NATO-s te drejtuar nga gjermanet dhe kunder saj nisen te qellonin me gure. Nje nga manifestuesit humbi jeten kur nga brenda bazes nisen te qelloni me arme. Lajmi eshte konfirmuar nga vete zedhenesi Amin Sohail.
Nderkaq eshte shtrire ne te pakten 5 provinca te Afganistanit protesta e mijera njerezve kunder kercenimeve nga pastori protestant amerikan ne Florida Terry Jones per te djegur kopje te Kuranit.
Grumbullime ka patur edhe ne Kabul ndersa jane regjistruar marshime edhe drejt godines qeveritare ne Farah. Protesta po zhvillohen edhe ne Badghis ne Ghor dhe ne heart por edhe ne Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›