E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muslimanet ne SHBA jane te integruar por feja e tyre shihet me skepticizem

Diskutimet para pervjetorit te 9-te te atentateve terroriste te 11 shtatorit ne Nju Jork dhe Uashington nuk kane fund ne fillim u tha se pastori Terry Jones ka ndermend te heqe dore nga djegia e planifikuar e kuranit pas nje bisede me imamin qe planifikon ndertimin e xhamise prane Ground Zero - pastaj ai shpalli se do ta beje gjithsesi djegien e kuranit. A kemi te bejme ketu me nje cirk mediatik apo atmosfera ne SHBA eshte bere vertet antiislamike

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imami Feisal Abdul Rauf angazhohet per ndertimin e nje xhamie ne afersi te ground zero

Shifrat flasin vete. 66 e amerikaneve jane kunder ndertimit dy blloqe me tej nga Ground Zero te nje qendre takimi te myslimaneve. Kjo doli nga nje sondazh i gazetes Washington Post. Ketu nuk luan asnje rol qe ne te njejten rruge ndodhen edhe klube striptize dhe bare sepse ato nuk kane te bejne fare me terroristet qe e kthyen ne hi e pluhur World Trade Center. Burrat e shperdoruan fene islame per aktet e tyre. Qe prej atentatit terrorist i cili ndryshoi Ameriken dhe boten shume amerikane jane te shqetesuar kur mendojne per fene islame thote Jim Kolbe ekspert per emigrimin ne German Marshall Fund Kur behet fjale per njerez qe i njohin atehere ata nuk e kane problem kete fakt. Por kur degjojne gjera qe i lidhin gabimisht me fene islame atehere disa kane nje pershtypje te keqe per ta.

Kolbe mendon se amerikanet nuk jane kunder fese islame. Por gjithsesi 49 perqind sipas anketimit kane pikepamje negative per kete fe boterore. Kjo ka te beje ne nje pjese te konsiderueshme me raportimin ne medie thote John Esposito drejtor i Institutit per Studime Arabe dhe Islamike ne Universitetin Georgetown ne Uashington.

Mediet nuk jane pa faj

Per fene islame ne kete vend shpesh informohet ne nje fryme me ekstremistet me atentatet me njerezit qe protestojne kunder Amerikes

Prej vitesh ne televizionin tone ka moderatore te Talkshow-t shume ne stacionin televiziv konservator Fox News por edhe ne kanale te tjera televizive ka kolumniste ne gazeta prifterinj perfaqesues fetare te vijes se ashper dhe te tjere qe nxisin kunder fese islame. Dhe publiku ne SHBA perballet perdite me kete.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zaytuna College nje shkolle e re e fese islame ne Kaliforni do te krijoje me shume mirekuptim per fene islame

Shprehjet antiislamike shfrytezohen per qellime elektorale

Kesaj i shtohen politikanet te cilet me shprehje antiislamike kerkojne te mbledhin vota zgjedhesish. Ndoshta nuk eshte rastesi qe diskutimi per qendren islamike ne Nju Jork acarohet tani dy muaj para zgjedhjeve ne kongres.

Acarimi i atmosferes mbeshtet edhe nga fakti se vetem pak amerikane njohin personalisht myslimane. Ne raport me numrin e pergjithshem te popullates prej mbi 300 milione vete numri i myslimaneve eshte i vogel mendohet se ata jane pak miliona. Dhe ata jane te integruar mire ne shoqerine amerikane kete e tregojne hulumtimet.

Megjithate ne publik pranohen shprehje per myslimanet te cilat do te shkaktonin protesta nese ato do te artikuloheshin per afro-amerikanet ose hebrenjte.

Por perballe gjendjes se keqe ekonomike me sa duket kerkohen kurbane dhe ata gjenden te myslimanet. Papunesia e madhe nxit edhe antipatine kunder te huajve dhe emigranteve ilegale.

Por shkencetaret e shkencave politike shohin edhe nje aspekt pozitiv ne kete debat emocional mbeshtetjen per myslimanet nga politikane drejtues si presidenti Obama dhe ministrja e Jashtme Hillary Clinton.

Autor Christina Bergmann/Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›