E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia BE-ja te dergoj sinjale pozitive per Kosoven dhe Serbine

Italia e ka pershendetur miratimin e Rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se duke theksuar se tani eshte shume e rendesishme qe Bashkimi Evropian te vazhdoj dergimin e sinjaleve pozitive per Serbine dhe Kosoven me qellim te perparimit konkret ne rrugen e integrimeve.

Ne nje njoftim per shtyp ministria e jashtme e Italise thekson gjithashtu se miratimi i rezolutes qe ishte e harmonizuar nga Serbia dhe Bashkimi Evropian dhe per te cilen eshte angazhuar personalisht edhe ministri i jashtem Franko Fratini eshte hap i rendesishem politik qe e verteton rolin primar te Evropes ne stabilizimin e Ballkanit.

Ministria e jashtme italiane gjithashtu thekson se miratimi i rezolutes edhe njehere tregon se perspektiva evropiane vazhdon te mbetet faktor shume i rendesishem ne kapercimin e krizave rajonale ne Evrope.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›