21 janari, Balla: Më futën poshtë Lanës kur humba ndjenjat
TIRANE- Deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi dje, se për emrin e tij, si një prej të hetuarve të 21 janarit, ka pasur interes nga kryeministri Sali Berisha. Gjatë një emisioni televiziv, Balla deklaroi se “për emrin tim ka pasur interes edhe nga ai plaku që tregon përralla.”,- duke kërkuar ndërkaq nga kryeministri që të dorëzojë imunitetin vullnetarisht, ashtu siç do të bëjnë ditën e enjte që vjen edhe deputetët socialistë që janë kërkuar nga Prokuroria.
Balla tha se, sipas zërave dhe burimeve nga brenda Kryeministrisë, atë ditë, në 21 janar “edhe Sali Berisha kryente lëvizjet në korridoret e kryeministrisë me kallash në dorë”.
Vetë ai, kur është afruar te Ura, ka vënë re se protestuesit ishin tërhequr për shkak të “lotsjellësve dhe ujit me lëndë kimike” që kishin filluar të hidheshin kundrejt njerëzve.
“Ato kanë qenë momentet më të vështira. Nuk e kam ndier veten më keq, sepse mendova se aq ishte jeta. Nuk u përmenda dhe 2-3 veta më kanë marrë dhe më kanë çuar poshtë Lanës, derisa kam ardhur në vete.”,- ka kujtuar deputeti socialist, i pyetur se ku kishte qenë në 21 janar. Një prej drejtuesve të policisë,- tha më tej Balla,- i ka kërkuar ndihmë, ndaj, u shpreh ai, “së bashku me deputetët Tahiri dhe Deda morëm një megafon dhe kemi bërtitur për të larguar njerëzit. Mbaj mend që u thashë: Ju lutem mos qëlloni! Më pas jam goditur nga një gur dhe më tej u largova deri mbrapa Piramidës.
Ndërkaq, ai ka mohuar edhe ato që thuhen në dosjen që është paraqitur nga Prokuroria, se ai ka paguar protestues për të ardhur në protestë. Sipas tij, një prej protestuesve që paraqitet në dëshmi, Fatbardh Shatri, ditën e protestës kishte qenë në Elbasan dhe kishte shitur 3 dele dhe policia i kishte gjetur në xhep pikërisht lekët e deleve të shitura.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)