E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e mandateve të PS-së, Gjinushi e Veliaj hyjnë në Kuvend



Nëse bojkoti i PS-së do të vijojë edhe tre muaj të tjerë, në Kuvend do të kenë shansin të hyjnë si deputetë Skënder Gjinushi dhe Erion Veliaj. Referuar Kushtetutës, por edhe Kodit Zgjedhor, në nenin 164 të tij për zëvendësimin e mandateve, rezulton që në rast se PS-ja vendos të mos hyjë në Kuvend, 64 mandatet e saj do të zëvendësohen me të tjerë. Kodi Zgjedhor përcakton se mandati zbret në listën e partisë, por lista e PS-së ka një limit. Kështu, nëse 64 mandatet e PS-së do të digjen, ato mund të zëvendësohen përsëri duke zbritur listën e PS-së e cila është dorëzuar në KQZ. Por lista e PS-së mund të marrë vetëm 61 mandate, ndërsa tri mandate do të kalojnë nga aleatët.

Mandatet zëvendësuese

Neni 164 i Kodit Zgjedhor përcakton që nëse lista e partisë mbaron, atëherë mandati i kalon partisë aleate në koalicion që ka herësin më të madh. “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë”, - thotë pika 3 e nenit 164 të Kodit Zgjedhor. Konkretisht, në të gjitha qarqet e vendit, me përjashtim të Fierit dhe Gjirokastrës, Partia Socialiste mund të zëvendësojë deputetët e saj. Por lista e PS-së mbyllet në Fier dhe në Gjirokastër. Në Fier maksimumi i deputetëve ishte 16, ndërsa PS-ja ka fituar 9 të tillë. Zbritja e listës ka mundësi vetëm për 7 deputetë, ndërsa dy mandatet e tjera u kalojnë aleatëve me më shumë vota. E njëjtë situatë është edhe në Gjirokastër, ku PS-ja mori 3 mandate nga 5 të mundshëm.

Aleatët

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i G99-s, Erion Veliaj, si dhe kandidati i dytë në listën e PBDNJ-së në Gjirokastër, Kristostom Kamberi, do të kishin mundësinë që të hynin në Kuvend. Partia e Skënder Gjinushit, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, ka zënë vendin e dytë brenda koalicionit në Fier me 1.84 për qind të votave. Mandatin e 8-të do ta merrte PSD-ja në Fier dhe i pari në listë është vetë Skënder Gjinushi. Ndërsa mandati i nëntë do t’i takonte partisë së dytë aleate, e cila në këtë rast është G99-a. Kjo parti ka marrë 0.68 për qind në Fier, duke zënë vendin e tretë dhe sipas nenit 164, G99 do të merrte mandatin e 9-të në Fier. Erion Veliaj, kreu i G99-s, vendosi emrin e tij të parë në të gjitha listat e qarqeve, kështu që ai do të ishte përfituesi i këtij mandati.

Në Gjirokastër, vetëm mandati i tretë do t’i takonte PBDNJ-së. I pari në këtë listë është Vangjel Dule, por ai tashmë ka fituar mandatin në Vlorë dhe nga zbritja e listës, përfiton kandidati i dytë i kësaj force, i cili është Kristostom Kamberi. PBDNJ-ja mori afërisht 5 për qind në qarkun e Gjirokastrës, duke zënë vendin e dytë brenda koalicionit.

Kodi Zgjedhor

Neni 164

Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi

1. Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast

Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.

2. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.

3. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.

Deputetët zëvendësues

Qarku Tiranë

1. Auron Tare

2. Elisa Spiropali

3. Artan Lame

4. Sefer Dervishi

5. Bledar Çuçi

6. Ibrahim Kalemi

7. Shpëtim Cami

8. Naim Asllani

9. Mehmet Hasalami

10. Diana Ndrenika

11. Sokol Kraja

12. Sulë Cara

13. Gerta Lubonja

14. Ilirian Mihali

15. Bledar Doracaj

Qarku Durrës

1. Gjon Bardhi

2. Edison Konomi

3. Ali Dobroshi

5. Ismail Dani

5. Gazmend Kabashi

Qarku Fier

1. Arion Muçaj

2. Anduel Fatmir Xhindi

3. Bujar Avdulla Çela

4. Alma Iqmet Bejtaj

5. Gentian Ptolem Nushi

6. Pajtim Neki Isufaj

7. Fredi Pandi Kokoneshi

8. Skënder Gjinushi (PDS ka 1.84% të votave)

9. Erion Veliaj (G99 ka 0.68% të votave)

Qarku Vlorë

1. Kosta Barjaba

2. Mira Shehu

3. Gëzim Tushi

4. Rajmonda Gjoni

5. Edmond Leka

Qarku Elbasan

1. Kastriot Belshi

2. Arben Kamani

3. Isa Qatja

4. Astrit Halili

5. Bukurosh Maci

6. Ndriçim Hysa

7. Luljeta Dollani

Qarku Korçë

1. Irena Kallco

2. Arben Rroko

3. Demir Agastra

4. Bashkim Hazisllari

5. Tatjana Selenica

6. Ilir Xhakolli

Qarku Shkodër

1. Paulina Hoxha

2. Helidon Bele

3. Nikolin Dedvukaj

4. Falma Fshazi

Qarku Berat

1. Eduard Bejko

2. Selman Hodaj

3. Anila Agalliu

4. Valbona Zylyftari

Qarku Gjirokastër

1. Elvira Shapllo

2. Kristaq Kristani

3. Kristostom Kamberi i PBDNJ-së ka 4.98% të votave

Qarku Dibër

1. Ylli Manjani

2. Ulsi Manja

Qarku Kukës

1. Fatmir Hoxhaj

Qarku Lezhë

1. Ndrec Deda

2. Luan Dalipaj

3. Dave Gjoka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›