E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e mandateve të PS-së, Veliaj dhe Gjinushi në Kuvend

Në rastet kur deklarohet qendrimi i palëkundur për të bojkotuar Parlamentin, ndonëse afatatet kushtetuese përcaktojnë qartazi afatin se kur mund të ndërpritet mandati i detputetit dhe zëvendësimi i tij, gjasat janë të shumta që brenda tre muajve legjislativi do të ketë një konfigurim të ri. Dhe kësaj rradhe shansi do të anojë nga ata që në zgjedhjet e 28 qershorit mbetën duar bosh nga vota e qytetarëve, por që duket të kenë fatin falë vendosmërisë së kryesocialistit Rama për të mbajtur larg dyerve të kuvendit, të zgjedhurit që elektorati socialist vendosi t’i përfaqësojë në kuvend.
Kalkulimet e përllogaritura në bazë të listave të subjekteve elektorale favorizojnë ndjeshëm përfaqësimin në Kuvend si deputetë të ardhshëm pas tre muajve kryetarin e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, dhe atë të G99 Erjon Veliaj.
Referuar Kushtetutës, por edhe Kodit Elektoral në nenin 164 të tij për zëvendësimin e mandateve, rezulton se në rast se PS-ja vendos të mos hyjë në Kuvend, atëherë 64 mandatet e saj zëvendësohen me të tjerë. Dhe këtu Kodi përcakton qartzai se mandati zbret në listën e partisë, por lista e hartuar nga kryesociasliti Rama në këtë aspekt është e limituar e për pasojë, Kodi përcakton një zgjidhje të kësaj situate, atë të shpërndarjes së tre mandateve mes aleatëve.
Meqënëse lista e PS shteron me 61 depuetë, atëherë për të plotësuar numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e 28 qershorit, tre mandatet e mbetura i kalojnë aleatëve të koalicionit që kanë herësin më të madh.
Thënë ndryshe Gjinushi, Veliaj dhe Kristostom Kamberi, kandidati i dytë në listën e PBDNJ-së në Gjirokastër do të përfaqësojnë koalicionin e majtë në parlament, në rast se skadojne afatet kushtetuese për mandatin e deputetit. E nëse për Veliajn dhe Kamberin ky do të ishte përfaqësimi i parë në Kuvend, për kreun e PSD-së, Gjinushi të qenurit sërish në Parlament do të thotë shumë, duke marrë në konsideratë karrirën e tij të para viteve ‘90 në jetën politike e deri tani.
Ndërsa vetë Ps-ja në të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Fierit e Gjirokastrës mund të zëvendësojë deputetët e saj. Pasi në Fier maksimumi i deputetëve për të ishte 16, ndërsa ka fituar 9 të tillë dhe zbritja e listës ka mundësi vetëm për 7 deputetë. Dy mandatet e tjera në këtë mënyrë i kalojnë aleatëve me më shumë vota. E njeta situatë është dhe në Qarkun e Gjirokastrës, ku PS-ja mori 3 mandate nga 5 të mundshëm.
Por pyetja që shtrohet pas këtij konfigurimi të ri politik brenda dyerve të Kuvendit ka të bëjë me faktin se sa aktive do të jetë opozita brenda Kuvendit në përgjigje të reformave që kërkohen nga ndërkombëtarët në lidhje me proceset integruese të vendit.
Padyshim ndonëse jo me Ramën, por me një tjetër zë me përvojë në skenën politike, i njohur si përfaqësues tipik i së majtës, por me një shfaqje më sociale në bindjet e tij, i mbështetur dhe nga një tjetër lider i projektuar së fundmi nga vetë zoti Rama në rradhët e të rinjve, e majta do të ndihet e plotësuar në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›