E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin nuk shitet gjatë janarit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se sulmuesi Andrey Arshavin nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Reprezentuesi rus spekulohej se do të shitet gjatë këtij dimri pasi ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez dhe nuk zë vend në formacionin bazë të ekipit. Por, Wenger ka theksuar se nuk dëshiron të humb një futbollist kualitativ si Arshavin në gjysmën e sezonit.

“Përveç lëndimeve që kemi, nuk guxojmë të humbin një futbollist të kualitetit të tij. Është shumë e vështirë ta zëvendësoni” tha Wenger për talkSport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›