Djemtë e Rugovës zgjedhin bashkëshorte dy motra
Si duket është bërë e modës në Kosovë që dy motra të fejohen, apo martohen me dy vëllezër. Më herët kishim rastin e politikanit Ramush Haradinaj dhe vëllait të tij, Dautit, të cilët zgjodhën dy motra për bashkëshorte, kurse tani kemi të bëjmë me një rast të ngjashëm.
Atë të Ukë Rugovës, djalit të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Blerta Kllokoqin, motrën e Blerina Kllokoqit, e cila është nusja e djalit të madh, Mendimit. Çifti nuk ka dashur të prononcohej për media, megjithëse fejesa ka kohë që është zyrtarizuar...Uka, së fundmi i është futur politikës duke ndjekur rrugën e babait dhe ka paraqitur kandidaturën e tij për deputet në Kosovë.