E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vali Bizhga drejtore e ardhshme e kabinetit te Kryeministrit

Vali Bizhga do të jetë drejtore e kabinetit të Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Lajmin e ka bërë publik vetë kryesocialisti me një postim në faqen e tij në Facebook. Ashtu siç shkruan Rama, Vali Bizhga ka qenë zëvendëse e Ramës dhe më pas Drejtore e Kabinetit kur numri një i socialistëve drejtonte Bashkinë e Tiranës. Rama kujton se Bizhga shpesh ka qenë drejtore ekzekutive e fushatave elektorale të tij. Një rol që e ka luajtur prapa kuintave deri kur iu desh të përballet me një tjetër betejë, siç shkruan Rama: atë me një kancer të shfaqur befas në formë agresive. Tashmë e shëruar, bashkëpunëtorja e ngushtë e kryesocialistit Rama është e gatshme që t’i rikthehet punës në krah të tij. Për detyrën e re që i ka besuar, Rama shpreh bindjen se ajo do ta mbulojë me profesionalizëm dhe pa asnjë dyshim do të vendosë një standard të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›