E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemte marrin me te mire Genten

Pas ngrenies se drekes konkurentet fillojne te merren me pastrimin e shtepise. Gjate kesaj kohe ata edhe argetohen. Djemte e shtepise perpiqen qe te bejne te qeshe e te argetohet edhe Gentjana e cila per disa minuta me radhe qau me te madhe.
Ata e keshilluan qe ajo te mos merzitet dhe filluan ta ngacmonin me shaka per ta bere te ndjehej mire. Shpeshhere Genta ka luajtur duke u ngacmuar me Metin. Tashme jane djemte e tjere qe i ngacmojne te dy. Ermali i thote Metit qe te puthe Genten sepse ajo ka qare per te.

Duket se shakate e konkurenteve te tjere e bejne Genten qe me te vertete te ndjehet me mire. Ajo fillon qe te argetohet bashke me ata. Liam i propozon asaj qe nderkohe qe pastrojne shtepine te luajne me bishtat e leckave qe perdoren per te lare. Keshtu te dy luajne pak caste duke i perdorur ato si arme e keshtu bejne parade ushtarake. Meti i afrohet Gentes dhe e puth ndersa te tjeret i ngacmojne me shaka.

Me pas Ermali e merr ne krah Gentjanen dhe ecen neper shtepi bashke me te. Pas tij edhe Elvisi merr ne krahe Genten dhe i ben shetitje neper shtepi.
Keshtu Gentjana tashme e ka kaluar merzitjen e saj dhe po argetohet bashke me banoret e tjere. Per kete kane kontributin e tyre djemte e shtepise te cilet u munduan qe ajo te ndjehej mire. Genta tashme kendon bashke me Arjolen nderkohe qe pastrojne shtepine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›