E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami keshillon Albulenen qe te beje kujdes

Konkurentet pasi pergatisin dreken ulen te hane ne tavolinen e ngrenies. Genta eshte e merzitur ndersa nje pjese e konkurenteve dalin jashte dhe bisedojne per gjera te ndryshme ku bie ne zy biseda e Edgarit dhe Arjoles per mentalitetet qe ekzistojne ndaj femrave dhe meshkujve dhe per tradhetine ne nje mardhenie.
Ne diskutimin e tyre japin mendime te ndryshme edhe te tjeret si Graciano Floriani dhe Elvisi. Nga ana tjeter edhe ne kuzhine bisedohet ndersa konsumohet ushqimi i drekes. Liami eshte ai qe perpiqet te flase indirekt me Albulenen.

Liami i ulur prane Albulenes i thote asaj qe te beje kujdes ndaj disa prej konkurenteve. Albulena i thote se nuk po e kupton dhe i kerkon qe ai te shpjegohet. Per shembull do te kthesh kurrizin dhe do ta fusin me thike pas shpine i thote Liam Albulenes duke iu referuar nje konkurenti te cilin Albulena e ka shume afer.

Ai e keshillon ate qe te mos krijoje shume afrimitet por te vezhgoje me kujdes sjelljen e konkurenteve te tjere. Albulena i thote se e kuptoi shume mire se ku e kishte fjalen Liami. Ata i japin doren njeri-tjetrit ne shenje respekti dhe biseda e tyre nderpritet. Me pas ata vazhdojne te hane dreken dhe te flasin per te tjera gjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›