Djokovic në lot pas fitores me Tsitsipas në finale, ja pse

Menjëherë pas fitores në tre sete me Tsitsipaas në finalen e Australian Open, Djokovic u rrëzua në tokë dhe shpërtheu në lot. Kampioni serb çliroi kështu tensionin gjigant të akumuluar këto ditë në Melburn. 35-vjeçari u përjashtua vitin e kaluar pasi nuk ishte vaksinuar kundër Covid. Këtë vit ai koleksionoi fitoren e tij të 22-të në Grand Slam, duke barazuar rekordin e Rafa Nadal. Nga ato 22 fitore, dhjetë erdhën në Australian Open.
Ditët e fundit Djokovic i është dashur të menaxhojë edhe polemikat e krijuara nga episodi që pa babain e tij Srdjan si protagonist, i kapur duke valëvitur një flamur me fytyrën e Putinit me tifozët e tjerë në fund të ndeshjes kundër Rublevit. Prandaj ka akumuluar kaq shumë tension, i cili shpërtheu pas fitores së finales me Tsitsipas.
“Duke pasur parasysh rrethanat – komentoi Djokovic – është fitorja më e rëndësishme e jetës sime. Nuk ishte e lehtë për mua të luaja këtë turne pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Ishte si një sfidë e fituar. Dua të falënderoj australianët dhe ata të Melburn për mikëpritjen”.
Përsa i përket finales, Novak Djokovic dominoi në finale kundër Stefanos Tsitsipas dhe fitoi Australian Open, Grand Slam-in e parë të vitit 2023. Një triumf rekord në disa drejtime: është fitorja e dhjetë e Noles në Australi, barazohet me Nadalin me 22 goditje në karrierë dhe rikuperon vendin e parë në renditjen botërore duke minuar spanjollin Carlos Alcaraz.
Finalja përfundoi pas një lufte 3-orëshe me rezultatin 6-3, 7-6 (7-4), 7-6 (7-5). Për Tsitsipas, nga ana tjetër, është humbja e dytë në po aq finale të Grand Slam-it: tjetra ishte në Roland Garros në 2021, gjithmonë një humbje ndaj Djokovic.