E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djordjevic Ne Beograd te gjithe e dinin se cdo te ndodhte

Ish-kampioni serb i basketbollit pohoi dje per Gazzetta dello Sport se ne Beograd gati te gjithe e dinin se ce priste Xhenovan

Ne kryeqytetin serb te gjithe dinin gjithcka. Jam ne Beograd dhe pak ore me pare takova disa tifoze serbe. Pak a shume jane miq te atyre qe ishin mbreme dy net me pare ne Xhenova. Ata me treguan se tifozet qe u nisen per ne Itali kishin parashikuar te benin dicka te tille. Kete fraze e kam degjuar ketu edhe nga njerez te rendomte. Por une nuk i besoja edhe pse e ndieja qe ne ajer qe dicka e keqe do te ndodhte. Keto ishin fjalet e para te Sasha Djordjevic njerit prej simboleve te basketbollit serb. Ish-basketbollisti i famshem qe rrefeu gjithcka per Gazetta dello Sport filloi karrieren me Partizanin e Beogradit ne mesin e viteve tetedhjete. Me pas ai kaloi ne Milano tek Olimpia ne Bolonja tek Fortitudo dhe ne NBA per tu rikthyer me pas perseri ne Evrope. Sasha ka qene njeri prej sportisteve me te famshem ne Serbi. Ai ka fituar me fanellen e kombetares nje medalje argjendi ne Olimpiade dhe nje medalje ari ne Boteror dhe gjithmone ka festuar me tre gishtat lart shenje e treshes se shenjte qe pame rendom edhe ne Marassi.

Pra te gjithe e dinin

Te shpjegosh nje situate te tille eshte shume e veshtire. Thuhej se tifozet kerkonin qe te ushtronin presion mbi portierin Stojkovic.

Per gabimet qe beri ndaj Estonise

Jo vetem. Stojkovic ne te kaluaren ka luajtur per Yllin e Kuq te Beogradit dhe kete vere shkoi tek Partizani. Tifozet e Partizanit jane me te miret ne bote por kjo gje nuk vihet shume re...

Po politika sa ka te beje ne kete histori

Me duhet te pranoj se problemi vjen nga politika nga struktura te opozites me sakte. Mendoj se ne Xhenova ajo cka ndodhi ishte e organizuar nga nje grup radikal tifozesh. Edhe ne perleshjet qe vume re gjate parades se homoseksualeve ishin prapa ultrasit te cilet u kthyen ne instrument te politikes.

Mund te thoni cilet jane keta I njihni

Jo nuk i njoh personalisht. Ajo e tyre eshte nje gjenerate e rritur ne erresire totale kulturore. Ju tregoj se problemi i tyre vjen nga politika nga struktura te opozites. Ai i Xhenovas ishte nje grup radikal tifozesh.

Keni ndonje gje tjeter per te shtuar

Po pas Boterorit Federata Serbe e Futbollist largoi komisarin teknik Antic edhe pse e dinte shume mire se tifozet ishin me te.

OK po ne qofte se do te ndodheshit ju ne vend te Stankovicit si do te silleshit

Ai beri shume mire. Ai donte qe te qetesonte tifozet. Keta te fundit tek ne jane shume te rendesishem. Ylli i Kuq i Beogradit madje i ka dhene edhe fanellen me numer 12 tifozerise. Kjo per mua eshte e tepert.

Po tani cmendoni se do te ndodhe Prisni qe denimi te jete me muaj i gjate

Jo jo aspak. Them se disa takime me dyer te mbyllura do te ishte e mjaftueshme...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›