E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Xhenovas rihapi plagen midis UEFA-s dhe Italise

Italia zyrtare Nga Beogradi nuk na sinjalizoi askush. Ministri i Brendshem Maroni Shmangem nje tragjedi.

Ajo cka ndodhi dy dite me pare ne takimin Itali-Serbi ka hapur nje plage te vjeter midis Federates Italiane te Futbollit dhe UEFA-s organizmit me te larte futbollistik ne Evrope. Mediat italiane njoftuan se presidenti i ketij institucioni Mishel Platini kishte mberritur i tmerruar ne zyrat e Nionit dje ne mengjes pasi kishte pare ngjarjet nga ekrani. Per ato incidente qe ndodhen nga Nioni i Zvicres vijne lajme jo te mira per Italine. Shteti fqinj pak kohe me pare kishte kerkuar qe te organizonte Evropianin e 2016-s qe me pas u caktua te zhvillohet ne France nderkohe qe dy dite me pare tregoi pafuqine e tij perballe 500 ultrasve te deklaruar serbe. Shteti italian me ate cka ndodhi tregoi se nuk ishte i zoti qe te organizonte nje loje futbolli tregoi se nuk mund te zbuste as tigrat e Arkanit qe u futen ne Marassi me thika bomba letre dhe pinca. Pas asaj skene UEFA eshte habitur se nga u futen te tere ata persona te armatosur. Cfare filtrash kane kaluar ne stadium Si eshte i mundur nje corganizim i tille Tashme Federata Italiane e Futbollit do te mbaje pergjegjesi per ate cka ndodhi edhe pse ishte viktime e furise serbe kombetarja italiane mund te marre nje gjobe ose mund te zhvilloje nje takim pa tifoze. Rob Faulkner zedhenesi i Platinise u kujtoi dje te gjitheve se edhe kush organizon nje loje mban pergjegjesi per mbarevajtjen e takimit nderkohe qe pikepyetje bien edhe mbi ata qe zgjidhen pikerisht Marassin stadium ky qe ndodhet ne mes te qytetit cka e ben shume te veshtire drejtimin e situates. Midis te tjerash raporti midis Platinise dhe Abetes eshte i ngrire pas kandidatures italiane ne evropian. Dhe ajo cka ndodhi dy dite me pare nuk mund te rregulloje raportin e tyre.

Blatter ngacmon Italine Merrni shembull nga Anglia

Nese Italia do te vepronte si anglezet kunder huliganeve ajo qe ndodhi ne Xhenova nuk do te ndodhte. Keshtu eshte shprehur numri nje i FIFA-s Blatter gjate takimit qe pati dje me numrin nje te Britanise se Madhe David Cameron. Duke kujtuar masat e marra ne vitet lsquo80 per te luftuar fenomenin e dhunes me rastin e ndeshjeve te futbollit Blatter ka theksuar Anglia i ka treguar botes se si ta luftosh dhe ka kerkuar qe edhe vendet e tjera te ndertojne stadiume moderne dhe te sigurta.

Platini I shokuar nga ajo cka ndodhi

Nga ana tjeter Presidenti i UEFA-s Platini ka deklaruar se u ndie i shokuar. Kam mbetur i shokuar nga imazhet e djeshme te Itali-Serbi - u shpreh ish-lojtari i Juventusit. - Jam duke pritur rezultatet e hetimit dhe vendimet e disiplines dhe u kujtoj te gjitheve se UEFA ndjek nje linje tolerance zero ndaj dhunes ne stadiume. Bashkepunimi i autoriteteve eshte celesi per te luftuar kete plage dhe kete do tua kerkoj niveleve me te larta qe jane te interesuara - theksoi Platini. Nderkohe qe vezhguesi i UEFA-s qe ishte nga Gjeorgjia theksoi se ne njefare pike kishte pasur frike se mos perseritej Hajselli stadiumi ku humben jeten 39 tifoze qe kishin shkuar per te pare finalen e Liges se Kampioneve midis Liverpulit dhe Juventusit te mbajtur ne 1985.

Serbia rrezikon pezullimin nga aktivitetet

Serbia rrezikon perjashtimin nga Evropa pas dhunes se ushtruar nga tifozet ekstremiste dje ne mbremje ne stadiumin Marassi te Xhenovas. Demi me i vogel qe mund ti shkaktohet kombetares serbe eshte humbja ne tavoline 3-0 por UEFA ka treguar se eshte e afte te reagoje me shpejtesi kur behet fjale per dhune. Delegati David Petriashvili pritet te paraqese raportin ne UEFA dhe vendimi do te merret me 28 tetor. Nese perjashtohet kombetarja serbe kjo nuk do te jete hera e pare pasi ne vitin 1992 u perjashtuan nga evropiani duke i lene rruge te lire Danimarkes qe pak muaj me vone u shpall edhe kampione e kontinentit.

Shtypi italian

Dy gazetat me te medha sportive ne Itali Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport i kane dedikuar 80 te faqes se pare asaj cka ndodhi dy net me pare ne Xhenova. E para me foton e Ivanit te tmerrshem kishte titulluar numrin e djeshem Le Bestie ne shqip - Kafshet nderkohe qe e dyta kishte shkruar Ci siamo arresi a lui U dorezuam perballe tij.

Maroni Shmangem nje tragjedi

Kemi shmangur nje tragjedi - u betua dje ministri i Brendshem italian Roberto Maroni. Ky i fundit takoi dje shefin e policise Antonio Manganelli dhe pohoi se policia vendase nuk kishte asnje faj. Ata bene mire qe nuk nderhyne me force pasi nese do te kishin bere nje gje te tille do te mund te ndodhte nje tragjedi e vertete - u shpreh Maroni. Nderkohe nga Serbia mberriten dje disa sinjale krejt kontradiktore. Nga njera ane serbet u kerkuan falje italianeve nepermjet ministrit te Jashtem Vuk Yeremic. Ky i fundit u premtoi italianeve se ndaj krimineleve qe kane shkaktuar trazirat ne Xhenova do te merren masa te ashpra. Nderkohe qe nga ana tjeter ministri i Brendshem serb njekohesisht edhe zevendeskryeminister Ivica Dacic kritikoi policine italiane per mosneutralizimin ne kohe te huliganeve. Dacic pohoi se policia italiane duhet te kishte punuar me me shume efikasitet. Si te mos mungonte Dacic ne listen e kritikeve u shtua edhe ministri serb i Sporteve Dragan Tanasov. Ky i fundit pyeti se si eshte e mundur qe u futen ne stadium tifozet me ato armatime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›