E Diel, 1 Nëntor 2026

Do dergonin 7.5 kg heroine ne Itali kerkohen 38 vjet burg

Tre pjesetare te nje familjeje nga Librazhdi dhe nje ish- oficer i Marines Detare akuzohen per trafik droge


TIRAN- Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet lexoi konkluzionet perfundimtare ndaj kater te akuzuarve per trafik te droges duke kerkuar nga togat e zeza deklarimin e tyre fajtor dhe denimin me 38 vjet e 6 muaj burg ne total.


Ka qene prokurori i ceshtjes Anton Martini i cili gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare kerkoi qe i pandehuri Fatos Gjura te deklarohet fajtor per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike te mbetur ne tentative me cilesine e organizatorit dhe te denohet me 12 vjet burg.


Per te pandehurin Ermal Gjura prokurori kerkoi denimin e tij me 10 vjet e 6 muaj burg po per akuzen e trafikut te lendeve narkotike te mbetur ne tentative.


Ndersa per te pandehurit Oltion Gjura dhe ish-oficerin e Flotes Detare te Veriut shtetasin Feliks Rusto prokurori kerkoi denimin e tyre me nga 8 vjet burg secilin per kryerjen e vepres penale te prodhimit mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim.


Te kater te pandehurit do te perfitojne uljen e nje te tretes se denimit nese deklarohen fajtor per faktin se dosja ndaj tyre po shqyrtohet ne aplikim te gjykimit te shkurtuar. Sipas akuzes te pandehurit u arrestuan ne muajin maj te vitit 2009 gjate operacionit Oktapodi ku iu sekuestrua nje sasi prej 7.5 kg heroine e ardhur nga Maqedonia. Kjo sasi po behej gati per tu transportuar drejt Greqise.


Sipas pretences se prokurorit Martini te pandehurit drejtoheshin dhe organizoheshin nga Fatos Gjura i cili kishte ngritur edhe nje laborator te perpunimit te droges ne fshatin Kuterman te Librazhdit.


do sasi droge qe sillej nga Maqedonia sipas dosjes perpunohej nga te pandehurit Oltion Gjura dhe Ermal Gjura dhe me pas ngarkohej per transport korrieri Feliks Rusta ky i fundit me detyren e oficerit te Flotiljes Detare te Veriut.


Droga sillej nga Maqedonia ne te shumten e rasteve nga vete Fatos Gjura i cili ia dorezonte djalit dhe nipit te tij te cilet ishin specializuar ne perpunimin e heroines se paster meperzires qe vinte nga Maqedonia dhe me pas ripaketohej dhe dergohej nga fshati Kuterma i Librazhdit ne Durres apo ne afersi te pikekalimeve kufitare me Greqine nga oficeri Rusta. Ish-oficeri i flotiljes detare Feliks Rusto merrte 500 euro per cdo nje kilogram heroine qe transportonte-tha prokurori ne fjalen e tij. Me pas togat e zeza nderprene seancen gjyqesore per ti lene kohe mbrojtjes te pergatisin pretendimet perfundimtare per akuzat.


Denimet e kerkuara
Fatos Gjura te denohet me 12 vite burg
Ermal Gjura 10 vite e 6 muaj burg
Oltion Gjura 8 vite burg
Feliks Rusto 8 vite burg

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›