Do dilte para gjyqit sepse mban burka, ndalohet të hyjë në sallë për shkak të burkas
Gruaja e parë që pritej të dilte përpara një gjykate në Francë për shkak se ka veshur burka, e ndaluar me ligj në Francë, nuk u lejua të hynte brenda pasi refuzoi të hiqte mbulimin nga koka.
Najet dhe Hind, të cilat nuk pranuan të identifikoheshin përtej emrit të parë, do të dilnin përpara një gjykatësi në Paris. Ato akuzohen se kanë shkelur ligjin anti- burka, që hyri në fuqi në fillim të vitit.
Por kur Hind, një nënë 31 vjeçare tentoi të hynte në gjykatë, policia e ndaloi duke i kërkuar të hiqte mbulimin nga koka. Najet nga ana e saj qëndroi në shtëpi. Hind kishte marrë me vete një palë pranga si pjesë e një proteste që u organizua përpara gjykatës. Policia ka marrë urdhër të prerë q të mos heqë mbulimin nga fytyra e këtyre grave, ndaj Hind u la thjesht të ikte.