E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka reflektuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës?!

Më 10 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Torbjorn Jagland, i nisi një letër kryeministrit Sali Berisha. Nuk do ishte marrë vesh kurrë për këtë letër, po të mos ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm që ta publikonte letrën e plotë katër ditë më vonë në faqen e tij zyrtare. As atë ditë kjo letër nuk gjeti hapësirë në mediat pranë qeverisë, edhe pse mesazhi i saj ishte tepër i fortë. Jagland theksonte se kishte ndërmend të pyeste vetë Komisionin e Venecias për çështjen e votave të hedhura gabim. Më përpara ndërkombëtarët kishin kërkuar me forcë që Berisha të merrte opinionin e Venecias për votat e hedhura gabim.

Pasi e lanë në harresë këtë letër, sot qeveria ka shpërndarë një tjetër letër, që Jagland ia ka dërguar përfaqësueses sonë në Këshillin e Europës, ku përsërit shqetësimin e letrës së 10 qershorit. Por mediat e qeverisë thonë se kjo letër është më e zbutur për shkak se kërkon që të respektohen vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Në letrën e dytë sërish thuhen të njëjtat gjëra, që Jagland do i drejtohet Venecias dhe thirrjet e tij për dialog politik. Por nëse kjo letër qeverisë i duket më pak e zymtë, kjo është punë e saj. Ne nuk e dimë se çfarë ka ndryshuar që Jagland është më i lumtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›