KQZ, shtyhet për nesër miratimi i projekt-aktit

Shtyhet për nesër për në orën 10.00, miratimi i projekt-aktit, për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Shtyrja ka ardhur pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj i cili ka kërkuar kohë në dispozicion për njohjen me materialet e nevojshme të dërguara nga Kolegji.
Kjo vendimmarrje e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, bëhet pas vendimit të 13 qershorit nga Kolegji Zgjedhor, i cili urdhëroi përmes një vendimi që ky komision të fillojë numërimin e fletëve të kontestuara për 368 qendra votimi.