E Diel, 1 Nëntor 2026

Do i bashkoheni protestës së PD-së në 22 Dhjetor? Përgjigjet Barbara Doda në QUO VADIS

Kryedemokrati Sali Berisha në “Foltoren” e së hënës, përballë Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht protestës së opozitës, të thirrur më 22 Dhjetor.

Ai paralajmëroi protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Barbara Doda, sekretare e përgjithshme e Partisë Mundësia, e ftuar në studion e QUO VADIS  tha se nuk do t’i bashkohen tubimit të Partisë Demokratike. Sipas saj, PD dhe Partia Mundësia kanë kauza të ndryshme, duke nënvizuar se opozita e përkrah SPAK-un në favor të interesave të tyre.

Sipas saj, Partia Demokratike është bërë e pabesueshme tek qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Do i bashkoheni protestës së PD-së në datë 22 Dhjetor?

Doda: Unë nuk e di pse po proteston PD-ja në 22 Dhjetor. Opozita e përkrah SPAK-un kur kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, por në rastin e z.Berisha… Pra, janë të pabesueshëm në protestën e tyre. Ne kemi qenë për mbrojtjen e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne jemi shumë të qartë me qëllimin dhe parimin tonë. Mbështetjen tonë ndaj drejtësisë e kemi pa kushte. Nuk themi se nuk ka gabime në drejtësi, por mes Ballukut dhe Dumanit zgjedhim të jemi krah drejtësisë. Vija e kuqe mes nesh dhe PD-së është drejtësia. Ne prandaj nuk ishim bashkë në zgjedhje. Nuk vijnë partitë e reja, se nuk kanë të njëjtën kauzë si ne. Këtu ndahemi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›