E Diel, 1 Nëntor 2026

“Politikanët tanë kanë dalë brenda natës”, Shkurti: Kemi një sistem totalisht të korruptuar

Gazetari Armir Shkurti tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se në Shqipëri është shumë e vështirë të gjesh politikanë të ndershëm, pasi sipas tij ata janë futur në politikë papritur, brenda natës.

Ai u shpreh se sistemi ynë është totalisht i korruptuar, duke shtuar se Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, përbëhet nga një grup mafiozësh.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kaq e vështirë është të gjesh politikanë të ndershëm në Shqipëri?

Shkurti: Po, shumë e vështirë, sepse duhet të kesh mbështetje, kohë… Sali Berisha nuk ikën. Duhet të dalë një element më i fortë që ta konkurrojë. Nuk është puna a ka politikanë Shqipëria. Ka, por kanë dalë brenda natës. Shqipëria është një vend i përbërë nga një grup mafiozësh.

Borakaj: Po zhbëhet ky grup?

Shkurti: Po, e zhbën SPAK-u. Gjëja e parë që duhet të ketë një politikan, duhet të ketë ide. Me idetë vijnë njerëzit. Mund ta mundësh idenë e hajdutit në një sistem normal, kurse ne kemi një sistem totalisht të korruptuar. Dhe ti nuk mund t’i thuash hajdut një personi që është pjesë e një grupi hajdutësh që në gjenezë. Ne duhet të themi: Poshtë sistemi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›