E Diel, 1 Nëntor 2026

Do ndikonte te gjyqtarët në këmbim të 8 mijë eurove/ GJKKO lë në arrest avokatin Logu

Gjykata e posacme lë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për avokatin Besart Logu i dyshuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në seancë avokati Logu kërkoi një masë më të lehtë se izolimi në banesë për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë, dhe nuk rrezikon apo nuk ka për  qellim shmangjen e drejtësisë por që nuk u pranuan.

Nga ana tjeter SPAK ka dyshime se Logu në këmbim të 8 mijë eurove do të ndikonte te gjyqtarët dhe prokurorët për të liruar nga qelia një të arrestuar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›