E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi

Kaloi ilegalisht kufirin, me një automjet me produkte ushqimore pa faturë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 53-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe produktet.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S. V.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›