Do rinisin kërkimet për trupin e Julianit, sot ditë me shi
Të tjera rreth shkrimit S'ka prova për vrasjen e Julianit Berisha: Ndëshkim deri në sterilizim PS: Drejtësia vepron tepër vonë
TIRANE- Kërkimet e specializuara janë planifikuar të rinisin sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë për gjetjen e trupit të të miturit Julian Cela. Por momentalisht nuk dihet nëse këto kërkime do të zhvillohen pasi kanë nisur reshjet e shiut.
Deri tani gjithçka ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë.
Interesimi i familjarëve gjatë ditës së djeshme ka qënë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Një ditë më parë Ardjan Prrenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përdhunimit të një të mituri.
Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11 vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera.
Pedofili Ardian Prrenjasi momentalisht akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin A.C. Ai ka dalë dje para togave të zeza ku mori “arrest me burg”, ndërkohë që nuk i është ngritur ende akuza për vrasjen e Julian Çelës, pasi ndonëse ai vetë e ka pranuar në dëshminë e tij në polici nuk ka ende prova shkencore për ta vërtetuar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)