Itali, bllokohen 1 ton drogë, nëShqipëri kapet kreu i trafikut
VENECIA- Një operacion i gjerë policor mes Italisë e Shqipërisë është ndërmarrë nga policia e Venecias për të goditur një rrjet trafiku droge mes dy shteteve.
Agjentët e policisë po ekzekutojnë 11 urdhërarreste me burg, dhe media italiane informon se mes të arrestuarve është dhe kapoja i trafikut, që jeton në Shqipëri.
Në këtë operacion të koduar “Nëntoka” janë sekuestruar 1 ton mariuanë, shkruante TGcom sot në mëngjes.
POLICIA E VLORES KONFIRMON OPERACIONIN
Pak orë pasi media italiane publikoi lajmin Policia e Vlorës informoi për një operacion të përbashkët mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe autoritetit të antimafias për arrestimin e një organizate kriminale shumëkombëshe. Operacioni ka lidhje me sekuestrimin e 1 ton drogë por dhe arrestimin e 11 personave që u njoftua sot në mëngjes nga mediat italiane.
Policia e Vlorës pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të informuar mbi operacionin e arrestimit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)