Do shkrijë bora, parashikimi optimist për motin

Pas të ftohtit Siberian rikthehet moti me diell duke ndikuar në përmirësimin e situatws, sidomos në zonat e bllokuara. Pas ditës së martë në të gjithë territorin e vendit do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm si dhe me një rritje të ndjeshme të temperaturave. Fundjava parashikohet që të jetë me diell, ndërkohë që gjatë të hënës dhe të martës priten reshje të dobëta shiu.
Për më shumë se 15 ditë në vendin tonë mbizotëroi një mot i ftohtë, i shoqëruar me reshje intensive dëbore dhe shiu.