E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të dënohen ata që ndezin zjarre

Në prag të festës së 1 Majit, Policia e Kosovës ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve që mos të ndezin zjarre në këtë ditë, sepse veprimet e tilla edhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Përmes një komunikate policia thekson se ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin edhe ashtu në gjendje jo të mirë.

“Ndezja e gomave në ambient të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme, të cilat shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmtimin e lëkurës dhe shumë probleme të tjera shëndetësore”, thuhet nga policia.

Forcat e rendit kanë kujtuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tashmë e ka hartuar Ligji për mbrojtjen e ajrit dhe se aty ndalohet rreptësisht djegien e gomave dhe djegie tjera.

“Ne ua tërheqim vërejtjen qytetarëve që mos të përsëriten veprimet e tilla, sepse nuk përkojnë me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës demokratike. Kushdo që zihet ose dëshmohet se ka ndezur zjarre apo në këtë rast goma edhe do të dënohet sipas ligjeve në fuqi”, bëjnë të ditur forcat policore.

Kufizohet lëvizja e automjeteve për festën e 1 Majit

Drejtoria Rajonale e Policisë dhe Komuna e Prishtinës, kanë ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim të rregullimit të komunikacionit gjatë festës së 1 Majit, me ç’rast është njoftuar se do të bëhet ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet në drejtim të pakut Gërmia.

Pasi për festën e 1 Majit, Prishtina ngarkohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh që vijnë nga të gjitha lokalitetet tjera, njësiti regjional i trafikut do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore të qytetit dhe me parkun e Gërmisë.

Zyrtarët policor njoftojnë se do të formohen pikat e kontrollit me qëllim të vendosjes së rregullit përgjatë atyre rrugëve dhe për të evituar bllokadat, kolonat e gjata të automjeteve apo aksidentet eventuale.

Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës është njoftuar se do të bëhet ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet në drejtim të pakut Gërmia dhe qytetarët do të mund të shfrytëzojnë vetëm transportin publik të kryeqytetit.

Zyrtarët komunal pohuan se kufizimet e lëvizjes së automjeteve në drejtim të parkut Gërmia do të jenë në fuqi me 1,2 dhe 3 maj dhe mandej do të kthehet gjendja e mëparshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›