E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjës, mbrojtja heq dorë nga pyetja e Ilir Banos

30/04/2010 Nuk kërkohet më deputeti i PD-së

Procesi për Bandën e Lushnjës vijoi dje me kërkesat e mbrojtjes në lidhje me dëshmitarët që do të thërrasë në seancat në vazhdim. Akuza nga ana e saj ka përfunduar me paraqitjen e provave duke lexuar me radhë të gjitha materialet shkresore që u futën në fashikullin e gjykimit. Në mes të provave shkresore kanë qenë shumë procesverbale të mbajtura menjëherë pas vrasjeve, deklarime të disa dëshmitarëve dhënë në fazën paraprake, procesverbale të mbajtura me ekspertimin e kufomave, si dhe shumë materiale të tjera. Prokuroria ka përfunduar edhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, duke i lënë radhën mbrojtjes të bëjë një gjë të tillë. Pas paraqitjes së provave, mbrojtja vendosi të heqë dorë nga thirrja si dëshmitar të Ilir Banos, deputetit të PD-së. Ndërsa nuk ka hequr dorë nga pyetja e Arta Dades. Arsyet e dorëheqjes nuk u shpjeguan. Institucioni i akuzës ka përfunduar hetimet dhe ka sjellë prova të pakontestueshme për vrasjet e Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit, Luan Bilbilit, Xhevdet Demirit, vrasje që kanë ndodhur gjatë viteve 1997-1998. Më 13 shkurt të vitit 1998 u ekzekutua Nimet Zeneli, vetëm 9 ditë më vonë u ekzekutuan Mazar Aliu dhe Idajet Beqiri. Këto vrasje u shoqëruan me atë të Luan Bilbilit më 18 gusht 1988. Të pandehurit e Bandës së Lushnjës, Enver Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Rexhep Gina, Eduard Demiri, Agur Musaka, janë të proceduar nga Prokuroria. Njëri prej të pandehurve, Agur Musaka, i cili është shpallur në kërkim, do të gjykohet nga drejtësia shqiptare në mungesë. Agur Musaka është njëri prej anëtarëve të fundit të përfshirë në Bandën e Lushnjës. Musaka akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës në emër të bandës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›