E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te flase me Saliu per bllokqene

Mbreme me te marre vesh se nje foto e tij mes familjareve te Enver Hoxhes kish rene ne duart e gazetareve Berisha ka marre ne telefon Liljanen me te cilen kohet e fundit ka patur rast te shkembeje ca batuta kamerateske a miqesore lidhur me ngjarjet e dhjetorit. Nga e di une qe eshte zhvilluar kjo bisede


Nuk kam nga ta di. Por jam gati te ve doren ne zjarr qe eshte bere. Ne mos ka folur me Liljanen ka folur me siguri me njerin nga djemte e Enverit me te cilet merret vesh me ne fund se i lidhka nje miqesi e nje komplicitet i hershem. Pune bllokmenesh. Me falni pune bllokmenesh te shoqeruar nga nje qen i tyre shkurt bllokqen.


Me siguri sapo jua kane zene syte kete foto keni patur ngasjen per ta komentuar. shte ngasja me natyrale. Kete kishin bere tek Shekulli. Dhe Mero Baze kete kish bere e kish komentuar me pak fjale ne stilin e dj vu-se sime televizive. Nuk e kam pare programin Fiks Fare qe eshte autori i scoop-it por dhe Saimiri me doktorin duhen ta kene komentuar ne menyren e tyre.


Shikojeni bllokqenin tone. A thoni se ne kete foto eshte duke menduar akoma ekosllovakine e fundit te viteve 960 e cila paska qene rrethana qe e ka nxitur dhe motivuar te behej komunist ne moshen 22 vjecare keshtu rrefeu se fundmi Me ka bere per te qeshur ajo deklarate ashtu sic me bejne per te qeshur te gjitha deklaratat e tij te natyres autobiografike.


Genjen si ne karadak do thosh nje miku im. Flet per zgjedhje qendrime rreshtime e trimerira te tijat dhe per cudi nuk ka asnje deshmitar. Ja me thoni ka dale ndonje shqiptar per te pohuar pretendimin e Saliut dmth per te pohuar se po e di dhe ai qe ne ate kohe Sali u trishtua shume prej fatit te Dubcekut Asnje per be.
Por nuk eshte kjo qe me cudit se shumti. Ka nje gje tjeter.


Pyes si eshte e mundur qe kjo foto del me kaq vonese Si eshte e mundur qe nuk ka dale ndonje njeri e ta deshmoje kete marredhenie me familjen e diktatorit me te eger qe ka njohur bota jane te Saliut te keto fjale dhe jane te vetmet fjale te verteta qe ka thene ne jeten e vet dhe eshte ndyresi kur tjetri e thote ndonje te vertete vetem e thjesht per te maskuar qellimet dhe jeten e vet te ndyre


Si i ka mbajtur vendi deshmitaret e ketyre ngjarjeve teksa kane pare Saliun te vjelle zjarr e vrer putativ kunder komunizmit enverizmit e bllokut Nuk ka deshmitare Ou si spaska


Dakord jane ne Drilon ne zonen ku rrinin vec bllokmenet e ndonje bllokqen por bash per kete arsye deshmitaret duhet te kene qene me te vemendshem. Duhet te jene nje duzine.


Pa eshte fotografi pa jane shoqeruesit e familjes Hoxha pa jane oficere e ushtare qe ruanin familjen dhe shtepine pa jane dhe te tjere. Ja njeri syresh eshte Ramis Alia i cili nuk ka asnje gjase qe te mos e kete ditur kete marredhenie dhe kurre se ka hapur gojen. Ja fjala vjen nje tjeter syresh eshte Isuf Kalo i cili e ka degjuar Saliun te cirret kunder bllokmeneve e bllokqeneve e ka degjuar te mohoje qe ka patur lidhje me bllokun e me familjen e diktatorit dhe nuk ka bezajtur. Pse nuk ka bezajtur


Hm se pari njerez te tille per shkak te jetes qe kane bere nuk kane nje eshter morale. Se dyti kane frike nga Saliu. Po po frike ne kuptimin germe per germe te fjales. Pikerisht kete ka bere Saliu gjate njezet viteve te fundit ka mbjelle nje klime frike per te gjithe.


E ka bere kete edhe kur ka qene ne pushtet edhe kur ka qene ne opozite. Kjo frike do te zhduket bashke me Saliun dhe vetem atehere shqiptaret do te marrin vesh se cfare qelbesire kolosale ka qene ky njeri vetem atehere do te marrin vesh se ky i ka bere te gjitha gjerat e ndyra te kesaj bote ka vjedhur ka vrare ka mashtruar ka derdhur lote krokodili etj.


E dini cmendova tjeter kur pashe keto foto te cilave sdo kish arsye tu jepnim ndonje peshe nese sdo te nxirrnin ne shesh nje realitet e ca marredhenie te mohuara e nese sdo te sherbenin si denoncim i nje mashtruesi e demagogu te pafytyre Mendova Po cfare dreq familjeje eshte kjo familja Berisha


Si mund te jetoje e gjithe familja ne mes te nje hipokrizie totale eshte ky m.. kodi familjar i ngritur mbi genjeshtren e mashtrimin I bej keto pyetje pasi nderkohe qe Saliu ka folur per bllokmene e per bllokqene gruaja vajza e djali i tij e kane ditur historine e lidhjes se familjes se tyre me lagjen e bllokut ne mos tjeter kane pare fotot apo jo.


Pyetje tjeter fare do te thone berishianet ne keto rrethana shte e kote te presesh ndonje reagim nga berishianet. Une ka kohe qe e kam hequr shpresen. Kush ka patur mend e dinjitet nuk ka patur nevoje per prova te tilla per te legjitimuar ndarjen nga Saliu.


Rrjedhimisht ata qe kane mbetur tok me dhjetoristet e famshem qe celebrojne festen me bllokqenin Sali do te sillen si gjthmone. faredo e vertete komprometuese te dale per Saliun berishianet do te jene aty per ta mbrojtur.


Pse Shume arsye. Nje eshte klima e frikes per te cilen fola. U dridhen leqet nga Saliu me sakte nga banda kriminale e Saliut. Ose se dyti jane njerez qe duan te jene ne pushtet qe duan te vjedhin e plackisin. Ose se treti jane njerez qe kane nevoje per mbrojtje dhe kete mbrojtje e perfitojne me pashe vec duke i dale ne mbrojtje Saliut ne cdo rrethane.


Ose se katerti Saliu ka dosje per secilin dhe ne keto dosje flitet per bashkepunimin e tyre me sigurimin e shtetit me SHIK-un e Gazidedes me grupe hajdutesh mafiozesh e kriminelesh. Saliu ua di te gjitha fije e per pe. Thone se Saliu ua di ca zullume me sigurimin e me SHIK-un edhe ca njerezve te tjere qe mbahen me te madh ne kete Shqiperine tone.


Thone se dosjet e tyre i ka djegur por ata o ngaqe jane mirenjohes o ngaqe nuk e besojne se mund ti kete djegur tok me dosjet e veta dihet tanime dhe eshte e provuar qe Saliu ska qene vetem nje bllokqen ai ka qene dhe denonciator e deshmitar ne gjyqe politike ka prova per kete ka dhe deshmi te filmuara e te regjistruara por sic e thashe per keto do flitet kur Saliu te mos jete me vazhdojne ta mbeshtesin ose te mos e kritikojne per cmendurirat qe ben ne kete vend.


Po e mbyll me nje ngjarje tjeter qe ka lidhje me ngjarjen ne fjale. Lexova keto dite librin e fundit te Fatos Kongolit. shte autobiografik. Titullohet Iluzione ne sirtar. Kam lexuar qe ndokush e ka qortuar ne gazeta autorin dhe librin ne fjale por sipas meje ky liber duhet te shkaktoje nje shock kulturor ne kete vend.


Duhet ta shkaktoje por nuk di nese mund ta beje pasi ketejpari nuk ndodhin tronditje ketejpari cdo gje eshte nje ligatine ku uji i ndenjur eshte perzjere me llucen dhe kaq.


Ne kete liber Kongoli kalon ne reviste jeten e vet dhe ndalet pergjithesisht tek momentet shume delikate e tek dobesite e veta. Shkurt i bie vetes bam e bam e bam gje qe nuk eshte shqiptare. Kongoli pra eshte e kunderta e Saliut. Ky i fundit e fsheh jeten e vet ndersa Kongoli e nxjerr ne shesh.


Nxjerr ne shesh edhe faktin qe ka qene deshmitar ne gjyqin qe i eshte bere dikujt per motive politike. Duhet te kete qene deshmitar bash ne ate kohe kur Berisha bente shetitje ne Drilon me femijet e diktatorit kjo eshte nje perkitje pa asnje domethenie thjesht e thashe ngaqe keshtu me rezulton. Ky fakt i jetes se tij nuk eshte publikuar asnjehere.


shte Kongoli vete qe e thote. shte nje hesap qe ai e ka pasur me veten dhe qe me kete liber e ka lare. I ka bere dem vetes Sipas meje absolutisht jo. Perkundrazi Kongoli ne syte e mij eshte rritur pas ketij libri ka marre gati formen e nje autoriteti moral.
E thashe kete per te nenvizuar nje perfundim.


Nese ka njerez te varur tek Berisha per shkak te se kaluares se tyre bashkepunim me Sigurimin e shtetit deshmi e denoncime neper gjyqe etj etj ka vetem nje menyre per te shpetuar te rrefehen e te bejne nje mea culpa. Kongoli nuk e ka bere per kete ska gje se politikisht ka qene gjithnje afer Berishes.


Kongoli e ka bere per nje qendrim a zgjedhje etike morale kulturore per te cilen ia vlen te diskutohet gjate ne kete vend. shte nje liber qe ta jep kete shans dhe shoqeria shqiptare nuk duhet ta lere ti ike.


Ndersa berishianet duhet te ndjekin shembullin e Kongolit. Jo per te shpetuar nga vetja jo per nje vetshqyrtim moral ne planin personal me synimin per te percjelle leksione publike jo per te percjelle mesazhin se heroin nga dhjaksi dhe persekutorin nga viktima ne kohet e regjimit te Enver Hoxhes i ndante shpesh nje fije e holle.


Jo jo jo per keto arsye ky eshte rasti i Kongolit por thjesht per te shpetuar nga Berisha. Kane per ta bere Jo Epo le te rrine aty prane asaj kerme era e se ciles po kuterbon dynjane.

E plote mund te lexohet ne ResPublika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›