Hetimi i zgjedhjeve pezullohet seanca 4 deputete negociata ne Kuvend
TIRAN- Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i ka kerkuar kryeministrit Berisha qe te ndaloje lojen me komisionin hetimor dhe ti jape nje pergjigje konkrete opozites. Zoti Berisha perse nuk behet komisioni hetimor kur vete ju kryeminister i vendit jeni deklaruar pro materialeve zgjedhore dhe pro shumices se opozites. Vjedhja e zgjedhjeve te radhes kjo eshte arsyeja e vertete. shte rast unikal kur nje shteti i refuzohet statusi i kandidatit dhe kur opozita ofron nje oferte perseri ajo kundershtohet nga mazhoranca. shte unikale qe mazhoranca ne vend te ule koken te kerkoje ndjese e te nxjerre pergjegjesite shantazhon shpif dhe vetem shpif si dhe baltos dhe vetem baltos. Raporti i PE eshte baza e rezolutes se opozites- tha dje Ruci. Ai i kerkoi kryeministrit Berisha qe te ngereje komisionin hetimor qe ka premtuar ne parlament ne konferenca shtypi dhe ne takimet informate me nderkombetaret. Duke zbuluar edhe disa sekrete nga negociatat te bera me Astrit Patozin Ruci u shpreh Pse nuk behet ajo qe ne pergjigje dhe negociatat qe keni bere me mua ne emer te grupit parlamentar dhe te shkruara me shkrimin tuaj me firmen tuaj deklaroni objekti hetimit materialet zgjedhore- po shumicen -po.
Kreu i grupit te PS-se kerkoi nga kryeministri qe te jape llogari perse BE e la jashte dere Shqiperine. Dhe ne vend qe te jape llogari per korrupsionin dhe krimin leshon shashka ndaj opozites. KE na i ka shkruar me nje rezolute te zgjidhet kriza te hetohen zgjedhjet te ngrihet komisioni hetimor me shumicen e opozites. Po te flas si malesor jo si tepelenas o Sali- iu drejtua Gramoz Ruci kryeministrit Berisha.
Zoti Berishe e thene troc cfare duam ne Ne duam kutite e materialeve zgjedhore te pahapur sic eshte me vule nga jashte. Perse e duam Ta kemi bere dhe vazhdojme ta bejme te qarte ne te akuzojme ty drejtperdrejte dhe pushtetin tend per manipulimin e listave te zgjedhesve ne qendrat e votimit. Ku ke marre zgjedhes i ke hequr nga listat e votimit. Ku ke marre zgjedhes fakti dhe deshmitare jane keta 60 burra e gra qe jane ketu. Ne te akuzojme ty qe me te ashtuquajtura 999 ke regjistruar njerez te cilet nuk ekzistojne ne qendrat urbane. Ke marre burrin ne kinostudio dhe gruan e ke transferuar ne kombinat. Ke marre njerez i ke fshire- tha dje kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.
Batutat e Rucit
Per debatin ne Kuvend
E hapi debatin ministrja e integrimit. Ajo nuk foli me falni se nuk ma lejon edukata ta them se cfare beri. Por di qe e vetmja gje po te fliste kjo ministre do te artikulonte vetem akti i doreheqjes se saja per paaftesi dhe per kete deshtim kete te madh. E vazhdoj nje minister tjeter qe shikon pasqyren dhe i pelqen vetja po kuptuar dhe paditur qe burrat nuk varen nga bukuria si burra por varen si burra. Shtetari nuk varet nga bukuria por varet sesi e ploteson detyren si shtetar. Ne vend te ulte koken ketu dhe te jepte llogari pse e la Shqiperine me zero per dy probleme qe ai mbulon sic eshte krimi shkalla e larte e kriminalitetit dhe korrupsioni leshon shashka si i papergjegjshem ndaj opozites.
Per transparencen
Pra une pyes perse kjo mazhorance nuk miraton ate cka partneret tane nderkombetare me angazhim edhe tuajin jua kane shkruajtur te zezen mbi te bardhe te zgjidhet kriza. Te behet transparenca e zgjedhjeve te ngrihet komisioni hetimor me objekt hetimi materialet zgjedhore dhe shumice te opozites. Perse nuk behet ajo qe pikerisht ju kryeministri i vendit ne kete parlament ne cdo konference shtypi ne te gjitha takimet infromale dhe funksionale me partneret nderkombetare ke deklaruar materialet po dhe shumicen opozites Pse nuk behet ajo qe ne pergjigje dhe negociatat qe keni bere me mua ne emer te grupit parlamentar dhe te shkruajtura me shkrimin tuaj me firmen tuaj deklaroni objekti hetimit materialet zgjedhore- po shumicen -po.
Per median
Mos luani qe eshte media e lire. Se sa e lire eshte media shikoni pasqyrimin qe i behet Shkodres. Shtepi mall kapital njerez te zhytur nen uje jane shume te lumtur ne median e kapur nga pushteti jot. E dini cila eshte e verteta komenti qe behet sot ne Shkoder zoti kryeminister Si jeni i pyeti nje vizitor. Ca me te thane mor tamarsha. Ne kohen e Zogut na erdhi ketu ne kohen e Enverit ketu ne kohe te Sales ketu. Kjo eshte media e lire qe ke ngritur zoti Berisha.
Kerkesat e opozites ndaj mazhorances
1 Kerkojme kutite e materialeve zgjedhore te pahapur sic eshte me vule nga jashte.
2 Te akuzojme dhe kerkojme te hetojme qe mijera zgjedhes kane votuar pa karte identiteti. Hapi ti shikojme.
3 Ne kerkojme te shikojme saktesimin e kartave te identitetit qe jane regjistruar ne listat e zgjedhesve.
4 Ne kerkojme qe zgjedhes te vecante ne Shqiperi kane denoncuar ketu karta identiteti false hapi ti shikojme.
5 Ne kerkojme dhe te akuzojme qe ti me policine tende identifikove emigrantet ku ishin e ku sishin. Ata figurojne se kane votuar kur sistemi TIMS tregon se as nuk kane hyre e as nuk kane dale ne qershor te 2009.
6 Ne kerkojme te hetojme pse eshte shkelur ligji qe mbi 500 qendra votimi jane caktuar ne prone private ne anetare te PD.
7 Ne kerkojme dhe akuzojme direkt pse keni dhene ne menyre te jashte ligjshme leje burgu per elemente kriminale te perdorur ne fushata elektorale.
8 Ne kerkojme te hetojme akuzat qe jane konkrete per administraten tende pushtetare per shperdorimin qe i ke bere per tutelen qe ke vendosur me ne kete administrate per pushimet nga puna qe ke bere ne kete administrate. Per shperdorimet financiare dhe materiale qe ka bere kjo administrate per fushaten elektorale.
Ashtu sikurse ne kerkojme dhe akuzojme per te gjitha ato shkelje dhe moszbatim te ligjit institucionin kushtetues me militant partiake ku fillon e keqja e nje viti e gjysme. Tek moszbatimi nga ana e KQZ te Kodit elektoral per te gjitha keto aspekte.