Sali Berisha flet per vdekje te Kokedhimes dhe funeral te Rames
TIRAN- Pas kritikave te ashpra te Raportit te KE-se mazhoranca dhe opozita i ofruan dje njera-tjetres propozimet per permiresimin e situaten ne vend. Ne projektrezoluten e socialisteve e cila u prezantua nga deputeti Pandeli Majko theks i vecante i kushtohej transparences se zgjedhjeve dhe reformimin e sistemit gjyqesor me qellim pastrimin e korrupsionit. Pike e rendesishme ishte edhe heqja e imunitetit te deputeteve qe sipas selise roze do te pengoje krimin e organizuar. Nderkohe ne projektrezoluten e PD-se fajesohet opozita per cdo deshtim te qeverisjes. Sipas PD-se bojkoti dhe braktisja e debateve mbledhjeve dhe votimeve ne Kuvend ka penalizuar realizimin e objektivave dhe ka zvarritur proceset institucionale te vendit.
Por ne vend qe te diskutohej mbi dy projektrezolutat dhe kritikat e KE-se vecanerisht per kryeparlamentaren Topalli debati i djeshem u kanalizua ne sharje ofendime dhe debate personale. Nente ore me vonese kryeministri Berisha u shfaq ne sallen e Parlamentit ne kulmin e debateve dhe monopolizoi situaten. Fillimisht ai mbajti nje fjalim rreth 70 minuta te gjate per gjithcka pervec projektrezolutes se KE-se dhe rolit te Topallit. Berisha e nisi fjalimin e tij me arritjet e qeverise me pensionet pagat me uljen e pensioneve te ushtarakeve e deri tek Daut Kadriovski dhe tek kostumet e Edi Rames. Kryeministri ka arritur qe te debatoje me deputetet e opozites per me shume se dy ore duke mos lene asnje person tjeter nga mazhoranca per te folur. Nga ana e saj edhe opozita ka rene ne kete gracke duke folur vetem per ceshtjet personale te Sali Berishes dhe duke lene ne harrese temen qe kishte seanca rezoluten e KE dhe rolin e Topallit.
Edhe pse me vone opozita tentoi qe te rikthente debatin tek tema e dites kryeministri Berisha arriti qe ti shmanget ne cdo rast duke kanalizuar serish ceshtjen tek debatet personale.
Testamenti i Rames dhe Kocos
Rama ka obsesionin e vdekjes. Jo se e ka familja e tij. Opsesionin e vdekjes ai e ka te perbashket me Kocon. Shkoni tek noterja dhe lexoni testamentin e Kocos se e ka identik. Shkoni takoni noteren M.S. Ata qe e degjojne iu duket e pabesueshme por jane absolutisht te verteta keto qe po ju them...
Ja tani se cfare thote testamenti Ky testament eshte i vellezerve Koco Kokedhima dhe Edvin Kristaq Rama. Ky testament mbahet ne prani te noteres Mimoza Sadushi. Doni me shume Me poshte nuk mund te lexoj sepse ate noteren pastaj e heqin nga puna...
Ne janar 2007 nje diplomat i shquar ne Tirane me vjen ne zyre per ceshtjen e certifikatave. Sapo u fut ne zyre i ra telefoni ishte Edi Rama. Me tha Mund te flas Jo i thashe mos fol ketu fol ne dhomen tjeter se zoti Rama nuk te leshon pa 35 minuta se po te kapi ne telefon ai mos e pyet. Por pas 30 minutash sekretarja me therret te kerkon ai dhe shkova diplomati hap altoparlantin e telefonit ku degjohej Rama qe thoshte jam shtrire ketu perdhe kam hyre ne greve urie une do vdes tani. Une i thashe vdis i thuaj. Po po vdis dhe do te vij te te hedh nje batanije...
Ne maj isha ne Zagreb kur me bie telefoni nga PE urgjent. Nje mik i imi nga Parlamenti Evropian me thote Sali kemi nje problem i madh. Me thane se Edi Rama hyn ne greve urie dhe ka vendosur te vdese. Une i thashe Edi Rama po te doje ka nje dhome ne katin e pare ku jam une te beje greve urie aty por per te vdekur ai nuk vdes se ai nuk hyn ne greve dhe nuk vdes. Po te vdese do ti bej funeralin shteteror me madheshtor qe ka njohur Shqiperia dhe fjalimin me te bukur nekrologjik