Do të jetojnë vetëm për gra, ndërtuesit në Londër marrin leje për kullën 15 katëshe
Ndërtuesit në Londër kanë fituar lejen për të ndërtuar një kullë banimi ku do të jetojnë vetëm gratë. Ajo do të ofrojë strehim të përballueshëm për gratë në disavantazh, por pronari ka thënë se objekti do të jetë i hapur edhe për meshkujt biologjikë që identifikohen si gra.
102 banesat do t'u jepen me qira grave beqare dhe do të ndërtohen në perëndim të Londrës nga Women's Pioneer Housing (WPH), një shoqatë e themeluar në vitin 1920 si pjesë e lëvizjes për të drejtën e votës.
Çdo shtëpi e përballueshme do të projektohet posaçërisht për gratë - nga ballkonet e thella, te sipërfaqet potencialisht pak më të ulëta të kuzhinës dhe vëmendje e kujdesshme ndaj ventilimit për të ndihmuar gratë në menopauzë, tha pronari.

Kulla 15-katëshe në Ealing synon të strehojë gratë që përballen me pabarazi, abuzim dhe disavantazhe në tregun e banesave, sipas The Guardian, me burrat në gjendje të marrin me qira apartamentet vetëm nëse janë fëmijë i rritur nga një qiramarrëse femër.
Përveç kësaj, gratë transgjinore, përfshirë njerëzit që synojnë t'i nënshtrohen ndryshimit të gjinisë, do të lejohen të marrin apartamente me qira në bllokun e kullës.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
