E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nesër takim me Albin Kurtin

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nesër takim me Albin Kurtin

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi tregon për takimet q ka bërë gjatë javës që lamë pas.

Ai në postim përmend edhe takimin që do të zhvillojë nesër me kryeminisntrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka përmendur edhe takimin me kryeministrin Kurti, me të cilin tha se janë përgatitur në detaje për takimin e 2 majit. Në këtë takim edhe një herë do të diskutohet për marrëdhënien Kosovë-Serbi.

“Java e kaluar nisi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vienë folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin në rajon, gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Ëebster. Në Bruksel, kam pasur një nga shkëmbimet e rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët e ndjekin rajonin nga afër dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin.

Dhe javën e përfundova në Greqinë me diell, ku mora pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë në qytetin e vjetër të Delphi. Greqia si fqinj direkt i Ballkanit e di dhe e kupton mirë rajonin dhe për këtë arsye forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takimin e kolegëve dhe partnerëve nga rajoni dhe më tej.

Unë ia thashë të rejat e fundit ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për dialogun, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësisshëm dhe krahasova shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach mbi situatën në rajon. Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, unë jam përsëri në rrugë. Këtë herë po shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me një numër bashkëbiseduesish dhe për të marrë një përshtypje të dorës së parë për pikëpamjet, shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve në një vend që është shumë afër zemrës sime”, ka shkruar Lajçak.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›