E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te luaj deri 40 vjec

Ronaldinho nuk e ka ndermend te pensionohet. Madje futbollisti brazilian ka thene se planifikon te luaje edhe 10 vjet deri kur te behet 40 vjec.

Mosha nuk eshte problem per mua. E kisha si shok te skuadres Paolo Maldinin i cili luajti deri 40 vjec. Deshiroj te luaj aq sa ka luajtur ai ka thene futbollisti i Milanit per te perditshmen franceze LEquipe para ndeshjes te se merkures kunder Auxerre. 30 vjecari nuk ka lene pa folur per ish selektorin e Brazilit Carlos Dunga i cili nuk e ftoi ne boterorin Afrika e Jugut 2010.

Asnje brazilian tjeter nuk ka luajtur me mire se une ne Evrope. E meritoja te me therriste tha ai. Ronaldinho ka nenvizuar se do te ishte i lumtur nese ftohet ne Boterorin 2014 por ai shkon edhe me larg shpreson edhe ne Boterorin 2018. Dinho kujton edhe kohen e tij me Milanin.

Ai thote se trajneri Leonardo e ka bere qe te rilind. Pasi fitova gjithcka me Barcelonen ishte e veshtire. Por sezonin e kaluar kishim nje trajner te madh si Leonardo. Ai me la te bej ne fushe ate qe dua. Sot jam ne te njejtin nivel qe isha ne Barcelone. Kur nje futbollist luan ne maksimumin e tij njerezit sillen mire. Kurse kur luan keq zgjohen fjalet. Jane thene shume gjera per mua perfundoi Ronaldinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›