E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitojne gjigantet

Kampioni i nentefishte i Evropes Real Madrid e ka nisur mire aventuren e vete ne edicionin e ri te Liges se Kampioneve. Skuadra e udhehequr nga strategu Jose Mourinho ka shenuar fitore me rezultat 20 ndaj kampionit te katerfishte evropian Ajax ne kuader te Grupit G. Gjiganti spanjoll ka kaluar ne avantazh prej 10 ne minuten e 31-te fale nje autogoli qe e ka shenuar Anita. Real Madrid rezultatin perfundimtar ne 20 e vuri ne minuten e 73-te me golin qe e ka realizuar Higuain.

Edhe gjiganti tjeter evropian Milan me fitore e ka nisur edicionin e ri ne ligen me atraktive evropiane. Ne kuader te te njejtit grup kampioni i shtatefishte i Evropes e ka mposhtur Auxerren me rezultat 20. Te dyja golat per ekipin italian i ka shenuar perforcimi i ri Zlatan Ibrahimovic. Golin e pare reprezentuesi suedez e shenoi ne minuten e 66-te ndersa te dytin ne minuten e 69-te te takimit.

Ndersa finalisti i edicionit te kaluar te Liges se Kampioneve Bayern Munich e ka mposhtur Romen ne kuader te Grupit E me rezultat 20. Golat per klubin gjerman i kane shenuar Muller ne minuten e 79-te dhe Klose ne ate te 83-te.

Ne kuader te ketij grupi me rezultat 21 fitore ka shenuar edhe CFR Cluj ndaj Baselit ku luajne kater shqiptaret Taulant e Granit Xhaka Beg Ferati e Xherdan Shaqiri. Ky i fundit debutoi ne Ligen e Kampioneve duke luajtur gjate gjithe ndeshjes derisa Ferati nuk eshte inkuadruar fare ne loje. Ndersa vellezerit Xhaka nuk ishin ftuar per kete takim.

Ndersa Marseille eshte mposhtur ne shtepi nga Spartaku i Moskes me rezultat 01 ne kuader te Grupit F. Kurse ne kuader te ketij grupi Zilina ka pesuar disfate te thelle nga Chelsea 14. Dy gola per skuadren angleze i ka shenuar Anelka kurse nga nje tjeter e kane realizuar Essien dhe Sturridge. Nderkaq golin e vetem per vendasit e ka shenuar Oravec.

Klubi tjeter anglez Arsenal e ka deklasuar Bragen duke e mposhtur me rezultat 60 ne Grupin H. Nga dy gola per Arsenalin i shenuan Fabregas dhe Vela kurse nga nje gol tjeter e realizuan Arshavin dhe Chamakh. Ne kete grup disfate ka pesuar edhe skuadra serbe Partizani i Beogradit i cili u mposht ne Ukraine nga Shakhtar Donetsk me rezultat 10. Golin e fitores per ukrainasit e ka shenuar Srna ne minuten e 71-te te ndeshjes.

Liga e Kampioneve

Grupi E
Bayern M. - Roma 20
CFR Cluj - Basel 21

Tabela ND PI
1. Bayern 1 3
2. CFR Cluj 1 3
3. Basel 1 0
4. Roma 1 0

Grupi F
Marseille - Spartak M. 01
Zilina - Chelsea 14

Tabela
1. Chelsea 1 3
2. Spartak M. 1 3
3. Marseille 1 0
4. Zilina 1 0

Grupi G
Milan - Auxerre 20
Real Madrid - Ajax 20

Tabela
1. Real Madrid1 3
2. Milan 1 3
3. Ajax 1 0
4. Auxerre 1 0

Grupi H
Arsenal - Braga 60
Shakhtar - Partizan 10

Tabela
1. Arsenal 1 3
2. Shakhtar 1 3
3. Partizan 1 0
4. Shakhtar 1 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›