E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis turin trofeu i Liges se Kampioneve

Trofeu i Liges se Kampioneve ka nisur turin e tij dhe do te vizitoje pjesen me ta madhe Evropes perpara se te mberrije ne stadiumin legjendar Wembley te Londres. Stacioni i pare i trofeut me te rendesishem i futbollit evropian per klube eshte Mynihu ku te gjithe tifozet do te kene mundesine te marrin ne duar Kupen e Champions dhe te qendrojne prane futbollisteve me te njohur te botes.

Mendoj se kjo eshte nje ide fantastike per te gjithe tifozet dhe qytetet qe mbase nuk do te kene asnjehere mundesine te organizojne nje finale te Liges se Kampioneve. Tifozet mund te mbajne trofeun ne duar si dhe te qendrojne afer legjendave te futbollit ka thene nje nga futbollistet me te njohur te Evropes Luis Figo. Kupa me e rendesishme e futbollit ka nisur turin pikerisht ne Mynih qe eshte shtepia e Bajernit nje prej skuadrave me te njohura por per ish-lojtarin e saj Giovane Elber ekipi gjerman do ta kete shume te veshtire ta fitoje kete trofe.

Bajerni i Mynihut ka nje skuader shume te mire por per te arritur ne finalen e Liges se Kampioneve dhe per ta fituar ate eshte shume e veshtire ka bere te ditur Elber. Pas Mynihut gjate kesaj jave trofeut te Liges se kampioneve do te viozitoje Pragen Varshaven Bratislaven dhe Vienen.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›