Do të martohet para Liverpoolit

Trajneri i skuadrës angleze Mansfield Town, Paul Cox ka vendosur që të paraprijë fatin para ndeshjes së karrierës së tij ndaj gjigandit anglez Liverpool në kuadër të FA Cup.
Cox ka vendosur që të premtë të martohet në stërvitjet e skuadrës 2 ditë para ndeshjes me Liverpoolin.
"Do të martohem të premtën për të patur 3 ditë më të rëndësishmet në jetë. Do të martohem, kam ditëlindjen dhe luaj ndaj Liverpoolit" deklaroi Cox.
Në martesën e tij në stërvitje pritet të jenë të pranishëm 5 mijë tifozë./Indeksonline/