E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes Casillasit: Llogarit në mua

Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes i ka ofruar përkrahje publike portierit rival të Real Madridit, Iker Casillas. Valdes tha se ai e di se për çfarë portieri bëhet fjalë, kështu që e ka përkrahjen e tij deri në fund.

"Pas ndeshjes me Valladolid kuptova se Casillas do të jetë në bankën rezervë te Reali. Ai fakt mua më habiti shumë. Unë e di se për çfarë portieri bëhet fjalë. Dua ta shoh atë prapë në portën e Realit. Ai le të llogaritë në mbështetjen time, dua që ai të luaj" deklaroi Valdes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›