E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do te mbledh serish hekurishte"

Korce- Megjithese tragjedia tronditi fisin Shkoza ne Erseke, ku shembja e nje prej magazinave ku femijet nxirrnin hekurishte, solli vdekjen e dy prej tyre dhe plagosjen e tre te tjereve, te mbijetuarit deklaruan se nuk heqin dore nga zanati qe iu sjell mbijetesen. Zia perfshiu dy familjet me lidhje gjaku, pasi humben jeten Fatjon Shkoza, 22 vjec dhe kusheriri i tij, Shpetim Shkoza, vetem 10 vjec. Tragjedise i shpetuan vellezerit Altin dhe Elton Shkoza, 23 dhe 12 vjec. E plagosur mbeti edhe kusherira e tyre 8 vjecare, Klodiana Shkoza, qe vazhdon te gjendet ne reanimacion ne gjendje te rende shendetesore. Sipas mjekeve te spitalit te Korces, tre te aksidentuarit jane brenda parametrave jetesore. Mjeku ortoped Gjergji Dhimitri, shprehet se dy vellezerit nuk kane thyerje, pervec hematomave dhe frakturave te ndryshme. Policia tha se ngjarja ishte aksidentale, pasi femijet kane demtuar konstruksionin e magazines se ish-Ndermarrjes se Grumbullimit ne fshatin Psar, qe dikur kishte sherbyer edhe si rrobaqepesi, por ishte braktisur. I mbijetuari Altin Shkoza, nga shtrati i spitalit ka pranuar te rrefeje per gazeten "KJ", se si ndodhi ngjarja dhe arsyet perse shkuan tek magazina. Por familjaret nuk i kane treguar asgje per fatin e vellait dhe kusheririt, ceremonia e te cileve u zhvillua nga te afermit ne Erseke.

"Ishte ora 16:00, kur se bashku me vellezerit dhe kusherinjte, po nxirrnin hekur per skrap. Une dhe Fatjoni hiqnim tullat e kolonave, kurse te vegjlit na ndihmonin per te pastruar vendin. Vazhduam keshtu per me teper se dy ore dhe me pas, Shpetimi po sharronte profilet prej hekuri, qe mbanin nje prej kolonave", rrefen Altini ngjarjen e ndodhur rreth ores 18:30 ne fshatin Psar te Ersekes. Ne keto momente, ata kane degjuar nje kercitje te fuqishme dhe copat e betonit iu binin mbi krye. "Pas kesaj kolona u shemb dhe copa te medha betoni u shkeputen prej tarraces dhe mureve anesore. Ndertesa u shemb e gjitha mbi trupat tane dhe askush prej nesh, nuk mund te dilte prej andej. Nuk mund te dija as si ishin vellezerit dhe kusherinjte e mi", tregon i mbijetuari. Jane dashur disa minuta qe ata te vinin ne vete dhe te degjonin zerat e njerezve mbi rrenoja. "Nuk di se sa minuta kaluan kur u degjuan zerat, qe ishin te policeve dhe zjarrfikesve, qe na ndihmuan duke na nxjerre prej rrenojave", thote Altini. Ka qene nje banor i zones, i cili u gjend rastesisht ne kete vend dhe pa se si u shemb ndertesa. Ai ka njoftuar policine, qe mberriti ne pak minuta ne vendngjarje. Nderhyrja ne kohe, shpetoi jeten e tre prej te rinjve.

Por ky zanat eshte zgjedhur prej veshtiresive ekonomike te familjeve rome, qe mbijetojne duke shitur hekurishte per skrap. "E gjithe familja jeton qe prej kater vitesh duke mbledhur hekur dhe duke e shitur per skrap. Shetisim per te gjetur hekur ne ndertesa te vjetra ne qytetin e Ersekes, Korces dhe Bilishtit. Falenderoj Zotin qe me shpetoi, pasi nuk e kisha menduar ndonjehere qe kjo pune kishte rreziqe", vijon Altini, por qe ende nuk ka mesuar fatin e te vellait, Fatjonit, pasi familjaret nuk i kane treguar per shkak te gjendjes se tij shendetesore. Ai vazhdimisht pyet se si eshte Fatjoni. Teksa sheh vellane e vogel qe lengon nga frakturat, shprehet i vendosur se do te vazhdoje te nxjerre hekur, pasi nuk ka menyre tjeter per te mbajtur familjen, por vellane e vogel nuk do e marre asnjehere me vete.

Asnje dite shkolle, ne ndihme te vellait dhe babait

Vellai i vogel, Eltoni 12 vjecar, tregon se ne kohen e rrenimit te ndertese, ai ishte disa metra me larg, duke mbledhur hekurat dhe asgje nuk mban mend, se si ka vazhduar me tej dhe se si eshte gjendur mes mjekeve. Bluzat e bardha shprehen se femija ka disa fraktura ne koke dhe vazhdon te jete shume i tronditur nga ajo c'ka ngjare. Vogelushi tregon se jeton me vellane dhe babane, pas divorcit te prinderve pese vjet me pare. Nuk ka shkuar asnje dite ne shkolle dhe qe femije i vogel, ka ndihmuar gjithmone te atin dhe vellezerit per te perballuar jeten.

Polcia:Demtimi i konstruktit, shkak per shembjen

Hetimet e Policise se Korces kane arritur dje ne perfundimin, qe ngjarja e ndodhur mbremjen e enjte ne Erseke, ku per pasoje humben jeten dy persona dhe tre te tjere mbeten te plagosur, eshte teresisht aksidentale. "Aksidenti ka ndodhur pas nderhyrjeve te vazhdueshme ne konstruksionin e nderteses, cfare solli edhe shembjen e saj", deklaroi drejtoria ne nje njoftim. Grupi hetimor sqaroi se magazina, eshte ne pronesi te nje qytetari nga Korca, me banim ne Tirane dhe prej gati nje viti e gjysme, ka qene e adoptuar per rrobaqepesi. Pronari pasi kishte hequr makinerite, e kishte lene ndertesen ne meshire te fatit.

Prefekti: Ruajeni, ose shembeni godinen

Prefekti i Korces, Koco Bello, reagoi pas tragjedise duke kerkuar nga pushteti vendor ne Erseke, qe te nderhyje per marrjen e masave dhe ruajtjen, ose shembjen e nderteses. Zyrtari i larte deklaroi dje per "KJ", se "pasi eshte marre edhe miratimi i pronarit, do te vendoset per shembjen e asaj pjese te nderteses qe paraqet rrezikshmeri, nderkohe qe i eshte kerkuar policise, ruajtja e saj deri ne shembje".

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›