PS, kercenon se do te braktise KQZ-ne
Selia roze kercenon dhe me braktisje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne rast se vijon i njejti bllokim me rezultatin ne Qarkun e Fierit. Zedhenesja e kesaj partie, Armela Imeraj, paralajmeroi dje per te paren here edhe braktisjen e KQZ-se, si reagim ndaj qendrimeve qe kryetari Arben Ristani, po mbaj kunder PS-se. "Te gjithe kane mundur te shohin dhe degjojne sjelljen rrugacerie te kreut te KQZ-se, Ristani, ne adrese se PS-se. PS e denon publikisht kete institucion te kthyer ne nje "vegel qorre" te pushtetit te Sali Berishes dhe paralajmeron braktisjen e tij, ne rast se zoti Ristani do te vijoje te perserise kete turp te pa shembull", tha Imeraj. Sipas saj, ky eshte nje tjeter rast per ti thene edhe Ilir Metes, qe t'i vije turp qe me votat e atyre qe e rrezuan Sali Berishen ne 28 qershor, u be "paterica" e tij.