Do të rikthehet në ‘X Factor’

Këngëtarja, Demi Lovato do të rikthehet në panelin e ‘X Factor’ në Amerikë në sezonin e ri. 20-vjeçarja tashmë ka nënshkruar kontratë për të qenë në juri të këtij spektakli.
Këngëtarja e hitit ‘Unbroken’ ka qenë edhe vjet në panelin e ‘X Factor’ së bashku me Simon Cowell, L.A. Reid dhe Britney Spears. Ndonëse ishte spekuluar ajo nuk do të jetë në juri edhe për një sezon, kjo gjë doli të jetë e pavërtetë.
'Jam shumë e lumtur që do të rikthehem në ‘X Factor si anëtare në juri," I ka thënë këngëtarja ‘Entertainment Tonight’.
Demi ka thënë se sezoni I kaluar në këtë spektakël ka qenë një eksperiencë e pabesueshme dhe se ajo është kënaqur me raportin miqësor që kishte krijuar me panelistët e tjerë./Indeksonline/