E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të rrisim buxhetin për Komitetin Olimpik”, Rama: Do të ndërtojmë tre stadiume të reja

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, zhvilloi pasditene sotme një takim me sportistë dhe drejtues federatash, ku prezantoi vizionin për sportin “Shqipëria 2030”.

Ai tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

“Kemi çuar tre projekte të reja, për të ndërtuar stadiumin e Vlorës, të Korçës dhe Durrësit. Ka mbaruar edhe projekti për “Selman Stërmasin”, që gjithashtu do të zhvillohet me partneritet privat.

Po ashtu, edhe projekti i Pallatit të Sportit në Tiranë. Nuk mund të rrimë në vend numëro, me një pistë të vetme atletike të ndërtuar në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Atletika është kyç.

Shpresoj të gjejmë zgjidhje. Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur çështjen e kampionëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave dhe i vlerëson kampionët. I kthejmë në asete.

Tani buxheti për KOKSH është i pamjaftueshëm. Vitin e arshshme do kemi rritje, mendoj që ka ardhur koha që të ulemi për ligjin e sponsorizimeve. Sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara.

Shumë shpejt do të kemi shkollën e akademinë e Manchester City-t në Durrës, një destiancion rajonal. Po ndërtojmë akademinë e tenistit të Rafael Nadal dhe të NBA, po në Durrës. Durrësi do të jetë kompleks akademish sportive.

Kemi hedhur themelet që kanë munguar pasi u hodhën në erë njëherë e një kohë. Falënderoj të gjithë kryetarët e federatave sportive, janë aty për pasion. Ne do të rrisim mbështetjen për KOKSH, që do të ndikojë për të gjitha federatat”,  tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›